Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm?

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm?

08:32, 27/10/2018
A+ Aa A-

Sandër Lleshi është ministri i ri i Brendshëm, i cili do të zëvendësojë në këtë postFatmir Xhafën.

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi mban prej vitit 2010 postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.

Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985, kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani;

Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Vitet e fundit Sandër Lleshi ka qënë këshilltar i Edi Ramës për sigurinë kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 27/10/2018 09:30

Ministri brendeshem gjerman kerkoi arestimin e Saje qorit dhe ja komunikoi kete Xhafajt,ky i fundit ja percolli lajmin Edvin droges duke i thene se Gjermania dhe DEA kerkojne Sjaen prapa hekruave Edvin droga u trubullua dhe tha percillja lajmin Sajes,pasi u lajmerua Saja se do ta arestonin tha ok do te jape nje koference per shtyp ku do tregoje gjithcka per drogen canabasin xhibraken Gaze Lopen api demi si e ka ai i partizanit dhe "karlosin"e xhibrakes qe qe DEA dhe sherbimet Gjermane thone se eshte Olsi Rama,si dhe shume vrasje e vrases me pagese ne sherbim te Edvin droges do denonconte Saje qori,pas ketij lajmi Edvin droga hurdherou Fatmir Babalen te jape dorheqjen. I bej thirje PD prokurorise shqipetare ,ambasades amerikane FBI,DEA,te marin ne mbrotje te "penduarin"Saje qori se pas ketyre lajmeve te fundit Saje qorit i rrezikohet jeta.

Shto koment

Denonco