‘Është ... ju tregoj lali Erin e vërtetë, atë jashtë kamerave’

‘Është ... ju tregoj lali Erin e vërtetë, atë jashtë kamerave’

18:26, 24/10/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e SYRI.net, këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Krajës, Veliaj nuk është njeriu që del në ekran, por pas kamerave ai është komplet tjetër njeri.

‘Ne jemi mësuar me Erionin që del në ekran, atë që buzëqesh, jeni njohur me Lali Erin, por ai është armik i fjalës së lirë.

Nuk lejohet në Këshillin Bashkiak që të jenë të lirë edhe pse është mandatar nga qytetarët.

Ai është një burracak, pasi një kryetar që nuk ka guxim të përballet me këshillin bashkiak, me gazetarët si në rastin e vdekjes së Ardit Gjoklajt, tregon se ai është realisht një njeri që nuk njeh skrupuj’, është shprehur  Akil Kraja ne studion e SYRI.net perballe gazetarit Alen Xhelili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco