Ndarja nga jeta e mjekut të njohur, ngushëllon presidenti Meta

Ndarja nga jeta e mjekut të njohur, ngushëllon presidenti Meta

16:52, 24/10/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e mjekut të njohur Flamur Tartari që ndërroi sot jetë në mënyrë të papritur.

‘Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari’, shkruan presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.

Më poshtë keni mesazhin e plotë të presidentit Ilir Meta:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri.

Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.

Iu prehtë shpirti në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco