DOKUMENTI/ Si Arben Ndoka e vëllai i tij blinin vota për Edi Ramën në 2017

DOKUMENTI/ Si Arben Ndoka e vëllai i tij blinin vota për Edi Ramën në 2017

15:52, 24/10/2018
A+ Aa A-

Hetimi për trafikun e heroinës dhe kanabisit ka zbuluar edhe skemën se si janë blerë votat në vitin 2017 nmga eksponentë të PS-së duke përdorur pikërisht paratë e trafikut.

Këto detaje që nuk janë bërë publike nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë dalë nga përgjigjet që janë bërë për grupin e trafikut të Lezhës.

Nga përgjimet e familjes Ndoka, prokuroria ka zbuluar edhe biseda ku flitej për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Më saktë, ka qenë Gjevi Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS-së që siç ka rezultuar nga përgjimet, merrej me blerjen e votave në Lezhë.

Image

‘Po ashtu nga përgjimet e telefonave celular në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë si para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë të vitit 2017 është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputet nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet ku për dokumentimin e fakteve’ shkruhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pjesë që Donika Prela nuk i ka bërë publike.

Pikërisht këto janë edhe akuzat e opozitës ndaj Edi Ramës se ka blerë votat për të marrë ‘timonin e tepsinë’.

Pikërisht këto prova nuk janë bërë publike nga ana e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/10/2018 18:52

Keto pergjimet vlekan vetem per Ndokat,kurse per xhuxhin e Durrrsit ,prokuroria nuk i quaka te vlefshme keto pergjime.Lum ne per kete drejtesi

Shto koment

Denonco