Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Bomba' e Bashës: Zgjedhjet vendore mund të jenë edhe parlamentare!

'Bomba' e Bashës: Zgjedhjet vendore mund të jenë edhe parlamentare!

12:10, 24/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar sot për herë të parë se zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm mund të jenë njëkohësisht edhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme! Basha ka zbuluar kështu planin e opozitës për të larguar Ramën.

Deklarata e fortë u bë foli gjatë takimit që pati me fermerët e Kosmaçit në Vaun e Dejës.

Basha shprehimisht tha:

"Kemi qeverinë e gabuar, qeverinë që mendon vetëm për xhepat e saj. Këtë duhet ta ndalim, këtë e keni në dorë ju. Mjafton t’i shkatërrojmë mekanizmin me të cilin kanë sunduar këto 5 vite. Ju marrin juve taksat, ju lënë në mëshirë të fatit, ju lënë me sytë se kush po vjen e kush po na sjell dhe pastaj ju lëshojnë babanët e tomdoshët e ditmirbushatët ditën e zgjedhjeve për t’jua prishur mendjen me një 50 mijë lekësh apo 20 mijë lekësh apo 100 mijë lekësh. Kjo duhet të marrë fund.

Dhe do të marrë fund. Shqiptarët janë vetëndërgjegjësuar. Unë e shoh këtë kudo. Dhe ju do të keni prapë mundësinë të zgjidhni qeverinë që doni dhe ta mbani përgjegjëse për premtimet. Jo të rrini kështu, sa herë të ketë fushata të vijnë e të bëjnë gallata e të zhduken...

Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisjeje doni!" - theksoi kreu i opozitës në takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Victorian 24/10/2018 17:18

Sa ordiner qe eshte, ka nja 30 vjet qe thote ?Do te...do te... ? dhe asgje nuk ndodh. Ky thjesht eshte njeri pa tope, ne rastin me te mire ky eshte i paafte per te qene udheheqes i opozites, dhe ne rastin me te keq eshte i blere..por nuk eshte cudi te jene te dyja bashke. Njeri papeshe.

t24/10/2018 12:53

Po rren katundaret o i shkrete,zgjedhje me kete sistem zgjedhor nenkupton qe ti dhe rama te rrini lider pushtetplote mbi ata qe do i fusni ju ne liste dhe jo ata qe don populli

Shto koment

Denonco