Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shqipëria nuk lëshon podiumin e kampionit për borxhin më të madh në rajon

Shqipëria nuk lëshon podiumin e kampionit për borxhin më të madh në rajon

11:58, 24/10/2018
A+ Aa A-

Shqipëria vijon të ketë borxhin më të lartë publik në rajon dhe ndër ta parat në Europë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në fund të tremujorit të dytë të 2018 borxhi publik në Shqipëri ishte 66.3 për qind e PBB, duke u renditur në vendin e 15 ndër  34 vende të Europës dhe Rajonit të Ballkanit, sipas të dhënave të Eurostat dhe Komisionit Europian.

Në rajon, Shqipëria ka nivele të ngjashme borxhi me malin e Zi, ndërsa Serbia që dikur kryesonte, me mbi 70% e ka ulur këtë tregues në 55.9% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë. Maqedonia ka një borxh rreth 44% të PBB-së, Bosnja 36.3 dhe më të ulëtin e ka Kosova, me rreth 16%.

Mesatarja e borxhit në 28 vendet anëtarë arriti në 81.5% të PBB-së në 81.0% të PBB-së. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, raporti i borxhit ne BE ra nga 83.4% në 81.0%, sipas Eurostat.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018, letrat me vlerë të borxhit përbënin 81.1% të eurozonës dhe 81.9% të borxhit të përgjithshëm të BE-së.

Raporti më i lartë i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018 u regjistrua në Greqi (179.7%), Itali (133.1%) dhe Portugali (124.9%) dhe më e ulëtat u regjistruan në Estoni (8.3%), Luksemburg 22.0%) dhe Bullgari (23.8%).

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, gjashtë shtete anëtare regjistruan një rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018.

Rritjet më të larta u regjistruan në Qipro (+10.6 pikë përqindje – pp), Letonia (+1.4 pp), Mbretëria e Bashkuar (+1.1 pp) dhe Sllovakia (+1.0 pp).

Zvogëlimi më i madh u regjistrua në Slloveni (-2.8 pikë përqindjeje), në Gjermani (-1.2 pikë përqindjeje), në Holandë (-1.1 pikë përqindje) dhe në Lituani (-1.0 pikë përqindjeje).

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, vetëm tre shtete anëtare regjistruan rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së dhe njëzet e pesë shënuan ulje. Ulje u e borxhit në raport me PBB u regjistrua edhe në Shqipëri.

Rritje u regjistrua në Greqi (+3.5 pikë përqindje), në Mbretërinë e Bashkuar (+ 0.3 pikë përqindjeje) dhe në Sllovaki (+ 0.1 përqind), ndërsa zvogëlimet më të mëdha u regjistruan në Slloveni (-7.4 pikë përqindjeje), Lituani (-6.5 pikë përqindjeje ), Irlanda (-6.4 pp), Portugalia (-5.9 pp) dhe Malta (-5.5 pp).

    KLSH, borxhi më i lartë sesa deklarohet

    Në fund të 2017-s, borxhi publik i vendit zbriti në 69.9% të PBB-së, nga 72.4% në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin për buxhetin faktik 2017 ka konstatuar se treguesi i borxhit nuk ka marrë në konsideratë detyrimet e prapambetura. “Nga  auditimi konstatohet se deri në fund të vitit  2017, sipas vetëdeklarimeve të enteve buxhetore, të raportuara nga Ministria e  Financave  dhe  Ekonomisë  janë  akumuluar  detyrime  të  prapambetura  në  shumën 16  miliardë lekë dhe sipas auditimit të KLSH vlera e detyrimeve të  prapambetura ka rezultuar në shumën jo  më pak  se 19  miliardë lekë”, konstaton KLSH.  Vlera  e  detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në  tabelën e treguesve fiskalë, cka do t ë sillte nj ë deficit mbi 2% t ë PBB, por është  raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088  miliardë lekë, do të  ishte në rreth 1,104  miliardë lekë, i cili  në raport me PBB do të jepte një tregues  të borxhit në nivelin  mbi 71%.  Nëse  marrim  në konsideratë edhe  shlyerjen  e  stokut  të rimbursimit  të TVSH  në vlerë 11  miliardë lekë, borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72%  të PBB, sipas KLSH./Monitor

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco