Qeveria e Edi Ramës sipas ...

Qeveria e Edi Ramës sipas ...

10:35, 24/10/2018 Nga Ylli Manjani
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paraqitur sot, sipas këndvështrimit dhe gjykimit të tij, një "organigramë dhe njëkohësisht terminologji për përdorim publik në kohën e Rilindjes", siç e konsideron. Ja ç'shkruan Manjani: 

1. Tepsi; është Këshilli i Ministrave që sipas Kushtetutës përbëhet nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat.

2. Uturak; janë Sekretarët e Përgjithshëm zyrtarë të afërt fare me anëtarët e tepsisë.

3. Legenë; janë drejtorët. Kur janë të Përgjithshëm quhen Legena të Përgjithshëm. Të tjerët janë legena pa bythë.

4. Kaci; janë punonjësit e propagandës. Detyra e tyre është të pastrojnë m... që hidhet mbi tepsinë dhe ta hedhin tek kundërshtarët.

5. Kakërdhi; janë specialistët e ëmëruar nga partia në administratë. Këta gjenden me shumicë dhe nuk pastrohen asnjëherë.

6. Sapllake; shofer në dikaster.

7. Parlament; furrë publike ku tepsia pjek produktet e saj. Kjo hierarki dhe këto terma i përdor udhëheqja publikisht,por të vendour sipas hierarkisë ligjore. Ah të mos harrojmë: DASH nuk nënkupton më Departamentin Amerikan të Shtetit, por Departamentin Antishpifje.

Shpifjeeeeeeeeee.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pupi24/10/2018 12:33

O Yllo, mire te gjitha, po keto grate si i ka zgjedhur, mor aman! Njera me ashtu se tjetra. Nuk di kujt t'ja japesh titullin kampion. Po jane te sigurta se ashtu jane se i kane dhe nenat. E provuar kjo.

Shto koment

Denonco