Greqia tërhiqet nga marrëveshja e detit

Greqia tërhiqet nga marrëveshja e detit

22:40, 23/10/2018
A+ Aa A-

Greqia ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje. Ka qenë një vendim i marrë pas një mbledhje me dyer të mbyllura që ministri i jashtëm dhe njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, Aleksis Tsipras, me stafin më të lartë politik të kësaj ministrie, si dhe diplomatë të lartë në vendin fqinj.

Burimet sqaruan se ky vendim i Athinës zyrtare u mor pasi, sipas kryeministrit, përpara se të kërkojë prej presidentit të firmose dekretin për një çështje kaq madhore siç është zgjerimi i sovranitetit në Jon edhe Egje, duhet më parë që të informohen edhe liderët e partive parlamentare, si dhe të ketë konsultime me presidentin.

Jo zyrtarisht,thuhet se ky vendim i anunçuar prej ministrit në ikje Nikos Kotzias tre ditë më parë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror, tek pasuesi i tij, Aleksis Tsipras, ka shqetësuar SHBA, por edhe Turqinë.

Mësohet se pala amerikane ka kërkuar anulimin e këtij vendimi, ndërsa më herët ministri i jashtëm turk Mevlit Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbëjë për të, “Casus Belli” (shkak për luftë).

Lidhur me këtë çështje, nuk ka patur asnjë reagim nga pala shqiptare, e cila tre ditë më parë kishte pohuar se zgjerimi i vijës bregdetare mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e drejtë e të dy vendeve, dhe se ajo mund të shtrihej në zonat ku kjo do të ishte e mundur. /Tch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben24/10/2018 14:59

Anijen e drejton kapiteni dhe jo marinaret. Prandaj jo kaq kopetent "z.marinar"! Fakti qe shqiptaret cdo informacion per ceshtjen e detit e marrin prej grekeve dhe jo pre MJ Shqiptare le shume per te dyshuar. Qendrimi i prof.Krisafit dhe dyshimet e fundit te kol.Pashait jane nje pikpytje e madhe. PSE NUK KA TRANSPARENCE QEVERITARE ku debati profesional te shpertheje...?

marinari23/10/2018 23:43

Punen e 12 miljeve se kane me shqiptaret greket, e kane me Turqine. Aktualisht arqipelagu grek para kontinentit turk ka 6 milje ujra territoriale, me Unclos i bie ta kete 12 milje po turqit ngelen vetem me 12 milje nga toka e gjith deti Egje i takon grekeve. Ndaj turqit e quajne lufte shpalljen e 12 miljeve nga greket edhe pse konventa nderkombetare ja lejon. Ky problem seshte zgjidhur dhe kur do Greqia te provokoje Turqine i ngre 12 milshin ne det. Me Shqiperine aty ku ka vend per 12 milje do vendoset per te dy palet, aty ku ka me pak do ndahet hapsira me dysh. Mos i provokoni kot shqiptaret shpallen detin greket 12 milje e humbi Shqiperia. Nuk asgje te vertete.

I deleguari23/10/2018 23:00

Po tani qe greket na i kethyen 6 miljet qe ju falem, a do t’i ketheje qeveria e Norieges reyshfetet miljona eurosh qe ka marre nga fondi sekret?

Atdhetari23/10/2018 22:58

Rrofte turqia qe ja mblodhi Grekvet se Edi Rama tradhetari e paten shite.

Shto koment

Denonco