Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Veliaj aktron para trupit gjykues, mohon se rriti çmimin e ujit: Jam i turbulluar shpirtërisht!

Veliaj aktron para trupit gjykues, mohon se rriti çmimin e ujit: Jam i turbulluar shpirtërisht!

14:33, 23/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i paditur nga këshilltarët demokratë të Tiranës për rritjen abuzive të çmimit të ujit ka interpretuar rolin e njeriut të “të turbulluar shpirtërisht” nga akuzat “e padrejta” që i janë veshur atij.

Këshilltari demokrat Akil Kraja që ngriti padinë, u dënua për shpifje me 250 mijë lekë, por ai doli nga Gjykata e Tiranës me bindjen se vendimi i dhënëkundër tij dhe pro Veliajt është i nxitur nga presioni politik, nga ndëshkimi prej Vetingut.

Kraja tha: “Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësië, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.

Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar. Ai premtoi publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritet, se çmimi i transportit publik nuk do të rritet, ai premtoi moratorium për ndërtimet, por ka ndodhur e kundërta. Ai premtoi se edhe sikur një pemë do të pritej , ai do të jepte dorëheqjen.

 Ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë “e turbulluar shpirtërisht”. Cinizmi nuk ka fund! Ai e akuzon demokracinë, kërkon ta dënojë, të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien në bazë që na mban të bashkuar se po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur, kthehet në diktator, drejtësia kthehet në pushtim.

Mendojeni edhe njëherë: Erion Veliaj ndjehet i turbulluar shpiërtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jotransparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës, po kështu për taksat, po kështu për moratoriumin e ndërtimeve!

Janë me dhjetra raporte ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.

Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”.

Me këtë dua ta mbyll: sa cinik është Erion Veliaj që ne i kemi krijuar një trubullim të gjendjes shpirtërore. Po shqiptarët që po largohen, po ky vend që po braktiset, çfarë do të thojë?! Ky është cinizmi. Pushtetari që po e largon, po e masakron, rrëmben këtë vend thotë “unë jam viktimë”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tarasi24/10/2018 18:34

Uji qe na vjen ne banesa nuk eshte i pijshem e konsumojme vetem per te lare,bashkia e Tiranes duhet paditur per mashtrim ndaj qytetareve,se ne faturat e ujit ne na tarifohet uje i pijshem,ky eshte nje skandal qe vetem ne Shqiperi ndodh,ky lloj mashtrimi i demton te gjithe si te majte dhe te djathte,pranadaj z.Akil Kraja duhet mbeshtetur dhe falenderuar per kurajon qytetare per tu ballafaquar me kete ordiner qe e ka te shkruar ne balle qe eshte nje ordiner dhe mashtrues....por heret a vone ai do ti paguaj por demi qe po i ben qytetit eshte i pa riparueshem.

Nasho minatori23/10/2018 16:45

A e kontrollon AKU kete Erionin per cilesine e ujit qe na shet, madje me çmime te kripura? Se mbase Agimi duhet te dergoje fillimisht inspektoret tek UKT dhe te gjobise Bashkine, si biznes i stermadh qe eshte...

XXIK23/10/2018 14:55

Kjo pune dihej' mashtruesit ,genjeshtaret, hajdutet narkomanet, e banditet fitojne me drejtesine e ketij pushteti, te drejtet, e kerkesat demokratike, keta i mbysin me kamikaze ne institucionet e drejtesise. Ky, fytyre shpelari qe s;ka lene gje pa vjedhur, sot ka mashtruar nje popullte kryeqytetit me ato qe premtoi, e me keto qe ben. Kjo eshte fytyra e qelbesirave rilindase, me permbajtje kuqalesh.

Shto koment

Denonco