Basha zgjeron rrethin e ministrave, deputetëve dhe bashkiakëve që janë gati për burg

Basha zgjeron rrethin e ministrave, deputetëve dhe bashkiakëve që janë gati për burg

12:45, 23/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot pasi doli nga prokuroria se "Prokuroria ka prova dhe akte të mjaftueshme për të kërkuar menjëhërë arrestimin e Taulant Ballës, për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, për Vangjush Dakon, për Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë. Por, e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi i organizuar, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror, - theksoi ai. - Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Saimir Tahirit me bandat e krimit të organizuar si sekret shtetëror."

"Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, - nënvizoi kreu i opozitës, -  sot Taulant Balla duhej të ishte në arrest, sot  Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë për dekada me burg. Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte jashtë politikës.

Unë nuk jam i paduruar, se e di që drejtësia mund të vonojë, por nuk do të mungojë. Së bashku me Taulan Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrben, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shëndrruar prokurorinë në aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela."

Basha ishte thirrur në Prokurorinë e Tiranë lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove në makinën "Toyota Yaris", që u kapën në portin e Durrësit dhe për të cilat ai akuzoi si "garantin", deputetin socialist Taulant Balla. Balla ngriti padi ndaj Bashës për nxjerrje të sekretit të hetimit, pasi kreu i opozitës e bëri deklaratën nga foltorja e Kuvendit. Kreu i opozitës sot jo vetëm që i qendroi asaj akuze, por shtoi se në ështjen e atyre parave të pista të krimit që janë futur në Shqipëri për t'u pastruar janë të përfshirë edhe dy kolegë të Ballës, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco