FOTO/ Basha në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e 'Toyota Yaris'

FOTO/ Basha në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e 'Toyota Yaris'

11:47, 23/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:30, siç duhet edhe nga fotot e mëposhtme. Ai është thirrur për çështjen e 'Toyta Yaris" me 3.4 milion euro që u gjendën brenda saj dhe për të cilat Basha i drejtoi gishtin si "garanti", Taulant Ballës, kryetarit të Grupit të PS-së. 

Basha i ka qendruar deklaratave të tij lidhur me këtë çështje. Në 21 qershor në Kuvend, Basha bëri deklaratën e fortë, që nxiti padinë ndaj tij nga deputeti Taulant Balla për 'nxjerrje të sekretit hetimor'.

Basha tha në foltore: "Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tunden para hundës shumë shpejt..."

Pritet një deklaratë nga kreu i opozitës pas daljes nga Prokuroria.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco