Zbardhen përgjimet, si u arrestua ish-deputeti Arben Ndoka

Zbardhen përgjimet, si u arrestua ish-deputeti Arben Ndoka

11:44, 23/10/2018
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje nga dosja e Prokurorisë që coi në pranga vëllain e ish deputetin te PS në Lezhë Arben Ndoka. Prokuroria ra në gjurmët e Arben Ndokës, ndërsa ishte duke hetuar mbi bandën e Avdulajve në Shijak. Në përgjimet e bisedave telefonike rezulton se kjo bandës kërkonte të investone në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Në dosje thuhet se nga të dhënat e përfituara gjatë hetimeve, për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje më narkotikët, personat e arrestuar kanë rezultuar se kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje te zyrtarët, korrupsion etj.

Nga provat e paraqitura rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën e Lezhës dhe gjatë kësaj periudhe, ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZVRPP Lezhe, si edhe me punonjës të ALUIZNI, noter etj.

Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

Bashkëpunimi në këtë veprimtari kriminale (e gjitha kjo në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) vijon që me përcaktimin e parcelës e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve (që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronëssisë) dhe më pas në aktin final, përfitimin në mënyrë të parregullt të këtyre sipërfaqeve të tokës, ku shpeshherë përfituesi final është vetë Gjevi Ndoka, lidhjet e tij shoqërore dhe familjarët e tij, shkruan balkanëeb.

Nga përgjimet rezulton se Gjevi komunikon me noterin Emanuel Gjura, lidhur me tjetërsimin e një prone bregdetare ku edhe dy persona punonjës në Bashkinë Lezhë pretendojnë pjesë në këtë pronë. Njëri është një person i emërtuar ‘i gjati’ mendohet lidhje e Emanuel Gjurës, dhe tjetri është Leka.

Në dosje Prokuroria ka zbardhur bisedën e përgjegjuar të Gjevi Ndokës, me një punonjës të administratës shtetërore.

Gjevi Ndoka: Si kalove? Dëgjo shokun tan, nesër 90% do më duhesh! Po të them unë me më ardh me më hedh një firmë! Po të them unë se më duhet një firmë e jotja… dhe po mujte më duhet edhe një certifikatë. Certifikatë familjare.
+310: Po mirë, se po e marr në Lezhë.
Gjevi Ndoka: Po mujte mirë, nesër o kur të dush, … edhe pasnesër se ta ka ba gati te noteri për firmë!+310: Nesër.
Gjevi Ndoka: Mundohu të vish pas orës 11:00 nesër, dal e t’marr unë aty e të çoj te noteri … dhe mbrapa del certifikata direkt në emër tand, e ço direkt në hipotekë.

Në vijim të përgjimeve rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë mësuar në lidhje me një rast tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:
Gjevi Ndoka: …Ku je, …a je me njerëz a vetëm?
068…070: …Fol…? Është me këtë “Drejtorin”…!!!…
Gjevi Ndoka: … Ça problemi vëlla…!
+070: …S’di pra gja, …kush i ka pru letrat…!
Gjevi Ndoka: ...Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku…!…
+070: …S’e di jo, s’e kuptoj…!
Gjevi Ndoka: …Na doli lojë me ta, or burrë, …a e di si asht ajo kontrata atëhere…!!! Si do bajm…?! Na dol lojë kjo punë, … si do manovrojmë…?!
+070: ...Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!
Gjevi Ndoka: …Po jooo, … mos i thuj asnji punë, …mos i thuj gjë për të!
+070: ...Po i them… kanë ken në emër të atij mor, …Zefit !!??
Gjevi Ndoka: ...Jo, jo fare, se na qet lojë!
+070: …Po s’ke ça, …s’ke ça… se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë
Gjevi Ndoka: …Si i ka kopjet…?!
+070: ...Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, …ky Drejtori!
Gjevi Ndoka: …Ça kopjesh ka?!
+070: ...Krejt mor, …ça kanë ashtuuu…!

Gjevi Ndoka: …Kush ia ka dhanë?!
+070: …Nuk e di. S’e di…, … i tash e mora vesh edhe unë!
Gjevi Ndoka: …Mos na sill në “skenë” njëherë, …mbaje një herë nji ashtu…!!!
+070: ...Duhet me thonë … “s’di gja”…!
Gjevi Ndoka: …Po, … ta shohim, mos ka ba “ndonjë gabim harte” – i thuj.
+070: ... Jo mor burrë, … se më pyeti mu dhe më tha… – “kush ia ka dhanë atij”?! … Tashi unë s’po i them se s’e kam dhanë unë, … se këtë e dinë!!!
Gjevi Ndoka: …Po si do bajmë, praaaa…?!!!!
+070: …I tash të dali, … ka për t’më thanë.
Gjevi Ndoka: …Pash kryet e robve, … mos i thuj gja nji herë për mu, … mos më qit mu…!!!
+070: ...Jo mor, …s’di ça me i than mor…!?
Gjevi Ndoka: …Mos ma nxjerr i herë! Pa s’di si me i thanë…?!!! Bobooo sa lojë na doli me kët punë!
+070: ...Duhet me i thanë se, “kjo” është në emër të Zefit, e me mujt me e mbyll nji ashtu!… jo tandin … po i them, … mund të jetë ba ndonjë gabim, se ka kenë prokura për tjetër gjo, e këshu asht përmend emri jot!
Gjevi Ndoka: …Asht ba ndonjë gabim harte… – i thuj.
+070: … Do t’i them se s’ka ken në emër tand, ka kenë në emër të Zefit!!! … Se Zefi s’e merr që s’e merr vesh prej tij…!
Gjevi Ndoka: …He ç’na qiti punë…, me të ik truni!
+070: ... Edhe 800 m2, … atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala…! Po i them… – s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!
Gjevi Ndoka: …Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”…!
+070: … Mirë, po i them pra, …se ashtuuuu…Zefi!
Gjevi Ndoka: …Mos i thuj që folëm bashkë?!
+070: …Jo, “s’ka lidhje me ty”…!
Gjevi Ndoka: ... Ma jep pak atë…që je me të…? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup i strukturuar kriminal i drejtuar nga shtetasi Gjevi Ndoka (alias Xhevahir) ka patur qëllim përvetësimin total të trojeve dhe pasurive të paluajtshme të shtrira në katër zona bregdetare të rrethit Lezhë: ishulli Shëngjin, ishulli Lezhë, mali i Shëngjinit dhe mali i Rrencit. Duke qenë se këto zona rezultojnë në kadastër me pak tokë bujqësore objekt të Ligjit nr. 7501, ky person me anëtarët e këtij grupi kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha trojesh, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, pothuajse pjesën e malit shkëmbor dhe guror të Shëngjinit apo Rrencit, si dhe pyje.

Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: “…Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë…?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “…Shihe ranën nji aty … Ça të jenë … këtë e din vetë ti, … pjesën e Ronës, kape krejt q…motrën”.

Pas përfitimit të këtyre pronave anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Dhurimi jo logjik nga dhuruesit të këtyre pasurive të paligjshme tek anëtarët e grupit është pasqyra më e qartë për të provuar përvetësimin masiv të këtyre pronave shtetërore në mënyrë të paligjshme.

Përveç qëllimit të thjeshtë të përvetësimit, këto prona përdoreshin edhe për të kryer shkëmbime me objekte të ndryshme të llojit apartamente banimi dhe duke qenë se këto pasuri të patundshme kishin një treg më të lartë shitjeje, shisnin më pas duke përvetësuar të ardhurat në vlera monetare kesh. Në ndonjë rast, sasi jo të konsideruara të mëdha toke, subjekti Gjevi Ndoka i përdorte edhe për t’u bërë favore personave me status të lartë publik. Balkanweb.com

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco