Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ligji i ri 'Bast Arena' dhe promovimi nga Rama, shenjat nga porositen ligjet

Ligji i ri 'Bast Arena' dhe promovimi nga Rama, shenjat nga porositen ligjet

10:45, 23/10/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë dhe ministri i Arben Ahmetaj janë duke shqyrtuar sot projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit më 31 dhjetor 2018, nënkryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë bashkë me kolegët e PD dhe LSI,  është shprehur përmes Facebook-ut.

Ja ç'shkruan Tabaku ndërkohë që mediat po transmetojnë live, diskutimin e socialistëve në Komision:

"Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike: Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.

Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prdhuan marrëzinë e basteve pafund.

Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.

Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.

Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.

Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve.

Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco