Sensibilizimi për Sindromen Down, Pampuri: Korrupsioni detyron prindërit të bëjnë një analizë 30 mijë lekë...

Sensibilizimi për Sindromen Down, Pampuri: Korrupsioni detyron prindërit të bëjnë një analizë 30 mijë lekë...

09:38, 23/10/2018
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar në një shenim në faqen e saj në facebook për muajin e sensibilimit për sindromen down

Ajo u drejtohet qeveritarëbe se, “fushatat që ju beni, ngjasojne me kopshtin e lulezuar të një shtëpie të rrënuar”. “Sot, falë korrupsionit të paskrupullt në sektorin e shendetësisë, një tjetër kategori e cila cënohet janë prindërit e femijëve me Sindromen down, të cilët për të aplikuar per kemp duhet të kryejnë analizen e kariotipit, mbi bazën e të cilit përfitojnë pagesen e aftësisë së kufizuar”.

“Por kjo analize nuk kryhet në shtet, shkruan Papmpuri, e për pasojë prinderit duhet tu drejtohen laboratorëve private, tek të cilët kushton 30.000 lekë të reja”.

Ja postimi i plotë i deputetës së PD:

Muaji Tetor, muaji i sensibilizimit per Sindromen Down.

Mjaft vrapuat, kenduat e bete spektakel ne emer te semundjeve te cilat nuk jeni ne gjendje t'i mbeshtesni, te cilave nuk jeni ne gjendje tu permbushni nevojat. Nese do t'i donit, nuk do te shpenzonit miliona euro per perralla burrash me barre, por do te plotesonit nevojat baze te pacienteve.

Fushatat qe ju beni, me ngjasojne me kopshtin e lulezuar te nje shtepie te rrenuar. Sot, fale korrupsionit te paskrupullt ne sektorin e shendetesise, nje tjeter kategori e cila cenohet jane prinderit e femijeve me Sindromen down, te cilet per te aplikuar per kemp duhet te kryejne analizen e kariotipit, mbi bazen e te cilit perfitojne pagesen e aftesise se kufizuar.

Por kjo analize nuk kryhet ne shtet, e per pasoje prinderit duhet tu drejtohen laboratoreve private, tek te cilet kushton 30.000 leke te reja. Po ashtu nuk behet fjale qe keta prinder apo familjare te kene kujdestare apo pagese kujdestarie. Mendoni c'duhet te beje nje familje, nje cift me nje femije te tille? Disa prej tyre jane te papune dhe pagesa prej 30.000 lekesh eshte e pamundur, disa te tjere duhet te punojne per te mbijetuar, por njeri prej prinderve duhet te kujdeset 24 ore per femijen, duke privuar familjen nga nje rroge e duke e veshtiresuar edhe me shume jetesen. Ndaj Ministria e Shendetesise e udhehequr nga kryeministri " shkencetar" i cili shpiku se fundmi pasojat e traumes dhe ankthit tek djemte dhe burrat, le te na shpjegoje pasojat e check-up-it tek paciente e kategori ne nevoje, te cileve, po u privon mbijetesen, per te kenaqur nevojat e pangopesine e mjerueshme te klienteve te tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco