Berisha: Krimi është fytyra e vetme e Edi Ramës

Berisha: Krimi është fytyra e vetme e Edi Ramës

17:27, 22/10/2018
A+ Aa A-

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, fytyra e vërtetë e krimit në Shqipëri është ajo e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i ish-kreut të qeverisë, erdhi pas deklaratave të bëra nga Rama pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, duke thënë se krimi po na merr frymën.

Sipas Berishës që të të merret fryma në radhë të parë duhet të kesh fytyrë.

Ja postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Krimi është fytyra e vetme e Kallam Dështakut, kreut të meduzës të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!

Të dashur miq, pas goditjes ndërkombëtare të bandës së qeverisë të lidhur me një mijë fije me vet Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në qeveri, ndrikull Nikollës dhe ish polic banditit Ndreu etj etj, Rama deklaroi për të arrestuarit se po na e marrin fytyrën?!

Miq, për të të marrë dikush fytyrën duhet të kesh fytyrë, kurse duke filluar nga Rama dhe e gjithë organigrama partiake dhe shtetërore e mazhorances aktuale fytyrë të vetme ka krimin. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco