Berisha: Rusia e mori përgjigjen nga Maqedonia, faktori politik shqiptar mbanë linjën e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar

Berisha: Rusia e mori përgjigjen nga Maqedonia, faktori politik shqiptar mbanë linjën e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar

17:10, 22/10/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për Agjencin e Lajmeve Zhurnal, ka folur për aktualitetin politik në Maqedoni, ndryshimet Kushtetuese, Marrëveshjen e Prespës dhe rolin e partive shqiptare në gjithë këtë proces.

Në këtë intervistë  ish-kreu i qeverisë ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve në Ballkan, Qeverinë Rama dhe për projektin "Pasaportë shqiptare për çdo shqiptarë".

Intervista e Plotë:

Zhurnal: Z.Berisha, Parlamenti i Maqedonisë e filloi procesin e ndryshimeve Kushtetuese, për ti dhënë mundësi ndryshimit të emrit dhe aprovimit të Marrëveshjes së Prespës. Është Marrëveshja e Prespës një akt që duhet të kishte ndodhur më herët?

S.Berisha: Se pari dua të përshëndes votën e deputetëve të parlamentit të Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e Prespës, si një akt të një rëndesie historike për vendin e tyre, paqen dhe stabilitetin rajonal. Marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike, e cila mund dhe duhej të ishte arritur shumë kohë më parë. Arritjen e saj e penguan qëndrimet nacionaliste të sëmura të dy palëve dhe kjo pati një çmim të pamerituar për qytetarët tashmë të Maqedonisë së Veriut.

Kjo marrëveshje dhe votimi i saj bëjn të mundur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu është përgjigja më e merituar ndaj përpjekjeve ruse për të mbajtur Maqedoninë e Veriut si zonë të tyre të influencës gjë që Kremlini e provoj edhe dje me deklaratën e tij se ai do bllokoj në OKB ndryshimin e emrit pra marrëveshjen e Prespës. Uroj që amandamentet dhe ligjet e nevojshme për jetësimin e Marrëveshjes së Prespës të kompletohen sa më parë dhe të pasqyrojnë realitetin multietnik të shoqërisë në Maqedoni edhe në dokumentet që do të ratifikohen dhe depozitohen pranë OKB-së.

Zhurnal: Si e vlerësoni angazhimin e faktorit politik shqiptarë të Maqedonisë në procesesin e arritjes së Marrëveshjes së Prespës, gjatë Referendumit dhe më pas?

S.Berisha: Mendoj se faktori politik shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në përputhje me vokacionin perëndimor të kombit shqiptar dhe interesin më të mirë të vendit tyre në të gjitha zhvillimet e mëdha të mëparshme dhe të këtyre të fundit. Ky faktor, me qendrimin e tij bëri të mundur të gjitha këto zhvillime historike për Maqedoninë e Veriut, Marrëveshjen e Prespës, me përqindjen shumë të lartë të votës të shqiptarve pro në referendumin e fundit dhe votimin historik në parlament për Marreveshjen e Prespës.

Zhurnal: Në kohën kur të gjithë po kërkojnë rrugën e intergrimit në NATO dhe BE, aktuale janë edhe idet për shkëmbim territoresh. Është një ide e rrezikshme kjo?

S.Berisha: Kjo nuk është asgjë tjetër veçse ideja e Serbisë së Madhe e reklamuar nga Beogradi që nga fillimi i viteve 90 të shekullit të shkuar gjer në vizitën e sërbomadhit Vuçiç në Gazivodë, Liposaviq, veri të Mitrovicës e servirur së fundmi nga argatë shqipfolës, albanofob të Beogradit në Prishtinë. Kjo është një ide tejet e rrezikshme që synon zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe kërcenon rende paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kjo ide fatmirësisht është kundërshtuar preras nga forcat politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Atë e ka përkrahur vetëm ai që tani mediat po e therrasin Jorgo Zografi i dytë, pra Edvin Kristaq Rama. Por kjo është një ide pa të ardhme.

Zhurnal: Z.Berisha një kohë ka qenë aktuale shumë idea "Pasaportë shqiptare për çdo shqiptarë", ku u tretë kjo ide?

S.Berisha: Në vitin 1992 unë si president i Republikës firmosa dekretin, me të cilin të gjithë shqiptarët kudo që jetonin mund të merrnin shtetësinë shqiptare. Në vitin 1997, pas kalimit të Partisë Demokratike në opozitë, socialistët në pushtet, pa hedhur poshtë dekretin tim, miratuan një ligj, me të cilin bllokonin de facto marrjen e shtetësisë nga shqiptarët jashtë Shqiperië. Pas rikthimit në pushtet si kryeminister qeveria miratoi një vendim, me të cilin të gjithë shqiptarëve që jetonin jashtë Shqipërie ju njihej e drejta sipas dëshirës së tyre e shtetësisë shqiptare. Sipas vendimit, për shqiptarët me banim në Kosove kjo e drejtë duhet të rregullohej me një marrëveshje midis qeverive të dy vendeve, marrëveshje që duhet t’ju garantonte shqiptarëve në të dy shtetet të drejtën e zgjedhjes së shtetesisë që dëshironin ose mbajtjen e dyshtetësisë. Mbi bazën e këtij vendimi mijra e mijra shqiptarë me banim jashtë Shqiperisë aplikuan dhe morën shtetesinë shqiptare. Pas ardhjes në pushtet të socialisteve në vitin 2013 vendimi nuk është anulluar por me një urdhër gojor është bllokuar dhe defacto edhe problemi i shtetësisë për shqiptarët jashtë Shqiperisë. Qeveria aktuale e Tiranës është qeveri albanofobe, ajo ka frikë të tmerrshme elektorale nga shqiptarët jashtë Shqiperisë. Rikujtoj këetu se sot Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk jep shtetësi bashkombasve të saj kudo që jetojnë.

Zhurnal: Z.Berisha, Shqipëria po përballet me shumë sfida, përderi sa Ju po thonë se krimi po lulzon dhe ekonomia po ngec, Kryeministri Rama thotë se gjithçka është "Ok" dhe se ekonomia po "lulëzon". Opinioni juaj?

S.Berisha: Kjo pyetje kërkon një analizë dhe përgjigje më të gjërë por unë për vlerësimin e saj po ndalem vetëm në një tregues që është dhe më kryesori, ai hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Ky proces për Shqiperinë është bllokuar për herë të parë këto katër vitet e fundi nga tre mure, arqitekt dhe ndërtues i të cilave është Edi Rama. Këto mure konkretisht janë:

•Muri i krimit të organizuar, jo një por disa ministra dhe vet Rama ruajnë lidhje të ngushta me bandat kryesore të krimit, po rikujtoj këtu aferat e Tahirit, Xhafes përkatesisht ish ministrit dhe ministrit aktual të brendshem, lidhjet e tyre me drogën.

•Muri i korrupsionit. Ky mur kulmoi me ligjin Fusha që votoi parlamenti për t’i falur tokë publike dhe dhënë pa garë ndëritmin e Teatrit për çka ndërhyri vet Komisioni Europian.

•Muri i refugjatëve. Për shkak të pasigurisë dhe gjendjes ekonomike tre vitet e fundit janë larguar si refugjatë për në Bashkimin Europian 320.000 qytetarë shqiptar. Mendoj se shtyrja dy herë e hapjes së negociatave pra në vitin 2016 dhe 2018, janë treguesi më i qartë i gjendjes në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco