Lista e mediave të paguara nga Greqia/ Shpërthen Zheji: Një sajesë! Ja e vërteta

Lista e mediave të paguara nga Greqia/ Shpërthen Zheji: Një sajesë! Ja e vërteta

16:45, 22/10/2018

Skandali që ka plasur në Greqi në lidhje me fondet sekrete greke, ka kapur të papërgatitur “agjenturën” politike dhe mediatike të mirë-paguar në Shqipëri, për të krijuar dizinformacion.

Unë si Artur Zheji, nuk i di dhe nuk mund ti di emrat e tyre, as të personave dhe as të portaleve, ndonëse e kam një ide për disa prej tyre, por nuk më lejohet të shpif për askënd. Një gjë është e sigurtë, në “Listën” e botuar në ca Portale fantazmë dhe jo vetëm, është vendosur edhe emri im.

Një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal dhe sigurisht përfituesit e këtyre Fondeve Greke, që përmes këtyre Listave të Rreme, kërkojnë të përhapin mjegull dhe të fshihen pas kësaj mjergulle të vetë-krijuar.

E vërteta duket e qartë dhe e paqme, në punën dhe në linjën që një gazetar ndjek në raport me publikun.

Dyshoj që hartuesit e Listës së Rreme, e cila nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë, është përpiluar pikërisht në Tiranë dhe Athinë, sipas skemës së shërbimeve sekrete, që mbështetet mbi krijimin e ‘Pistave të Rreme’, për të fshehur agjenturat e vërteta.

Unë personalisht jam ndeshur me shumë kërcënime që nuk i kam bërë kurrë publike, porse trishtohem që ky vend, mban e ushqen kaq shumë vemje, kaq shumë plehra, kaq shumë përbindësha që jetojnë në nevojtoren e pisët të skutave të tyre dhe që kanë lindur pa Atdhe dhe do të vdesin si tradhëtarë!

Personalisht kam përpara meje, të paktën 3 breza pinjollësh të shquar të Shqiptarisë, dhe shqiptarë-dashës të orëve më të vështira, kurse vemjet e krahut tjetër, që kanë baballarë krimba dhe për nëna gjirizin ku jeton fort-lumturisht raca krimbërore, janë ata që janë.

Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit.

Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira.

Nëse nuk e mbërrin brezi im, ndoshta do ta mbërrijnë brezat që vijnë, fëmijët tanë Shqiptarë dhe Shqipëri-dashës. /360gradë.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini23/10/2018 09:25

Jam dakort me qendrimin e z. Zheji. Ndoshta edhe une po te kisha nje portal, do me kish dale emri si i paguar nga greket. Ata jane dhelpra. Bejne rremuje qe te fshehin te verteten.

Emigranti.23/10/2018 03:53

Per sa kohe ju nuk pranoni ne krye te kishes shqiptare nje te huaj,asgje nuk qendron. Keni deklaruar:Kur dua ta coj djalin tim ne kishe,vete ne Elbasan tek At Nikolla.

Arber Pashtriku22/10/2018 21:01

I nderuar Artur Zheji Që emri juaj është futur qellimshëm në listën e mediave të fëlliqura skam as dyshimin më të vogel. Pinjolli i gjigantit të shqiptarizmës Petro Zheji kurresesi nuk mund ta bëjë këtë. Që ka listë dhe media që janë futur në këtë llum as per kete nuk dyshoj aspak. Shiko qendrimin e Mustafa Nanos. Nuk perjashtohet mundesia që Greqia ka mbushur edhe xhepat e atyre kolonieleve që shanin marreveshjen e 2009s (që gjithesesi duhej rrezuar). Do të ju lutesha që duke mbrojtur veten mos you beni mburoje e llumit që vertet ka marrë para turpi. Faleminderit

krasasi tp22/10/2018 17:30

Per shkak te nivelit arsimor, kulturor, trashegimnise dhe te asaj qe ka demostruar ne vite, Artur Zheji nuk ka si te jete nje mi gjirizesh.as i gjirizeve te poltikes, lere pastaj te jete pjese e nje konspiracioni anti atdhe."Kur hidheshin themelet" dhe ndahesh torta ,nese A.Zheji do ishte mi gjirizi ,sot nuk do ishte nje puntor me meditje, sa nga nje televizion ne tjetrin , por nje pronar mediash, qe me siguri nuk do ta kishte shnderruar ne nje oligarki mediatike."Kur hidheshin themelet "dhe parat silleshin me thase ,ku krijoheshin monopole dhe rrenohej konkurenca, tregu i lire dhe ekonomija kombetare, A.Zheji dhe sojllinj te tjere ,Zoti per ti ruajtur, i mbajti me hater."Kur Zoti te jep miellin, shejtani te fshehe thesin"thuhet."Kur shejtani te jep miellin ,Zoti te fshehe thesin" e deshifroji i biri i babajit thenien.

Shto koment