Berisha bashkëbisedon me deputetët gjermanë, mbështetës të opozitës iraniane

Berisha bashkëbisedon me deputetët gjermanë, mbështetës të opozitës iraniane

14:31, 22/10/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij, një delegacion deputetësh gjermanë, mbështetës të opozitës iraniane, një pjesë e së cilës gjendet e strehuar në Shqipëri. Berisha rrëfeu në Fb si shkoi ky takim dhe çfarë u bisedua midis tyre:

"Sot prita një delegacion gjerman të përbërë nga deputetë të Budestagut, të kryesuar nga Prof. Dr. Rita Sussmuth, Kryetare e Bundestagut (1988-1998), zotin Otto Bernhardt, Bundestag (1988-2009) dhe Bordi i Fondacionit Konrad-Adenauer, zotin Martin Patzelt, Bundestag, CDU / CSU 2013 Komisioni për Çështjet Familjare, Gratë dhe të Rinjve dhe zotin Thomas Nord, Bundestag, Partia e Majtë 2009, Komisioni për Çështjet e Bashkimit Evropian.

Anëtarët e delegacionit prej më shumë se 10 vitesh punojnë në mbështetje të opozitës iraniane dhe në këtë kuadër theksuan mirënjohjen që Shqipëria mori shumë përfaqësues të tyre si dhe më shprehën falenderimet si iniciator i këtij procesi, i cili i përgjigjet vlerave europiane.

Nga ana ime shpreha kënaqësinë që sot grupi i rezistencës iraniane jeton në paqe dhe siguri dhe jo nën kërcenimin e bombave dhe terrorit siç ishin në kampin në Irak. Ata përbëjnë sot opozitën më rezistente dhe më jetëgjatë, të cilët nuk u pajtuan me regjimin totalitar të vendit të vet.

Në takim shpreha falenderimet dhe mirenjohjen për qeverinë gjermane, për gjithë ndihmën e dhënë përgjatë këtyre viteve të ndërtimit të demokracisë dhe proceseve integruese. Theksova se procesi i afrimit të vendit tonë në BE duhet të bazohet mbi vlera, të cilat ne duhet t’i ndërtojmë.

Në këtë kontekst u shpreha se Gjermania ka treguar mbështetje dhe ndihmë ndaj Shqipërisë dhe se ka mbajtur një qëndrim objektiv dhe të drejtë. Por shpreha keqardhjen që Komisioni Europian në raportet e tij ka paraqitur një realitet të lustruar duke mos folur me një gjuhë të hapur në mbrojtje të vlerave.

Në takim shpreha gjithashtu falenderimet për Fondacionin Konrad Adenhauer për të gjithë angazhimin e tij shumëvjeçar në mbështetje të proceseve demokratike në Shqipëri dhe qeverinë gjermane, e cila ka ruajtur ndaj Shqipërisë një interes të palëkundur e shume të madh. Janë me qindra projektet e ndërtuara nga veriu në jug të vendit tone nga qeveria gjermane me fonde të taksapaguesve gjermane qe kane patur ndikim të rëndësishëm në Shqipëri. Takimi ishte i hapur," përfundon Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco