E marta si një provë gjenerale për dënimin e komenteve në Facebook

E marta si një provë gjenerale për dënimin e komenteve në Facebook

14:06, 22/10/2018
A+ Aa A-

Edi Rama nuk e ka paraqitur akoma paketën e vet “antishpifje”, me të cilën synon t’u mbyllë gojën mediave, portaleve dhe qytetarëve me ndikim në hapësirat e tjera sociale.

Por të martën në Gjykatën e Tiranës pritet të merret një vendim i rëndësishëm, që do të testojë themelin e demokracisë në Shqipëri- a do të quhet shpifje e vërteta, a do të quhet shpifje fjala e lirë, a do t’i mbyllet goja opozitës. Në Gjykatën e Tiranës janë në gjyq, prej gati 1 viti, Erion Veliaj dhe Akil Kraja.

Kryetari i Bashkisë e ka paditur për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, i cili e akuzoi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo tramsparente për privatiizimin e UKT-së. Deklarata e Këshilltarit Kraja, e mbajtur më 15 nëntor 2017, ngrinte shqetësimin mbi mungesën e transparencës përsa i përket negociatave për privatizimin e UKT-së nga ana e Bashkisë Tiranë dhe rritjen e çmimit të ujit me mbi 40% në të njëjtin moment.

Në atë kohë, Këshilltari Kraja e cilësoi rritjen e çmimit si një aferë, bazuar në disa deklarata të mëparshme të vetë Kryetarit të Bashkisë, i cili ishte angazhuar publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritej në asnjë variant, pavarësisht nëse UKT do të privatizohej apo jo. Në padinë e tij, Kryebashkiaku Veliaj e cilëson deklaratën e Këshilltarit Kraja si shpifje, që i ka shkaktuar “Një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” dhe “cënim të nderit dhe personalitetit të tij”. Në gjyq, Erion Veliaj është përfaqësuar nga i njëjti avokat që ka marrë Taulant Balla tani për paditë e tij për shpifje kundër disa përfaqësuesve të opozitës.

Gjyqi është zhvilluar jashtë vëmendjes mediatike, por Lapsi.al mësoi se avokati i Erion Veliajt, pasi nuk ka gjetur asnjë argument për shpifje në deklaratën e anëtarit të Këshillit Bashkiak Akil Kraja, ka paraqitur si provë në gjyq disa statuse të tij në facebook dhe me qindra komente të qytetarëve në këto statuse, duke kërkuar dënimin e Krajës për shpifje dhe fyerje bazuar mbi Listen aëesome that’s truekëto statuse dhe komente në llogarinë e tij në facebook.

Është hera e parë që në një gjyq për shpifje të një të zgjedhuri kundër një të zgjedhuri tjetër përdoren si argument statuset dhe komentet e zgjedhësve në facebook. Vendimi i të martës në Gjykatën e Tiranës do të përbëjë potencialisht një jurisprudencë për të ardhmen, nëse dhe deklarimet personale në rrjete sociale mund të quhen të karakterit shpifës ose jo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz22/10/2018 14:49

Erjon dylberi flet per nder? Po ketij pederi nderin ja ka marre sorros qe kur ishte keç i njome.

Shto koment

Denonco