VIDEO/ Arrestimet, Basha: Këta janë peshq të vegjël, i madhi është Vangjush Dako

VIDEO/ Arrestimet, Basha: Këta janë peshq të vegjël, i madhi është Vangjush Dako

13:56, 22/10/2018
A+ Aa A-

Ka reaguar gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Duke folur në lidhje me arrestimet e bëra në 24 orë e fundit, Basha është shprehur se kjo është dosja e Vangjush Dakos.

Sipas kreu të opozitës, të arrestuarit janë vetëm peshq të vegjël për të shpëtuar Dakon.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Dosja hetimore është dosja e Vangjush Dakos.

Peshku i madh është Vangjush Dako që është kapur në transaksione financiare me krimin e financuar.

Peshku i madh i kësaj çështjeje quhet Vangjush Dako. Të tjerët po servisen si peshq të vegjël nga Rama dhe Prela për të shpëtuar peshkun e madh.

Kjo është e vërteta, realiteti që kemi denoncuar prej dy vjetësh, dosja që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela.

Peshqit e vegjël të arrestuar mbrëmë do të lirohen.

Këto janë pjesë e prokurorisë që është celulë krimesh që duke i servirur opinioni peshq të vegjël që do të lirohen ose lehtësohet hetimi, të mbyllë hetimin për Dakon dhe 4 deputetë të terë socialistë.

Nuk paragjykoj asgjë dhe po bëhett gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje. Kjo është pikërisht, për të mos e arrestuar Vangjush Dakon.

Rama, Xhafaj dhe Prela po përpiqen të shkatërrojnë hetimin për Vangjush Dakon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco