Kush është vëllai i eksponentit të PS, që i shpëton drejtësisë si 'i sëmurë psikik' dhe roli në zgjedhjet e kaluara

Kush është vëllai i eksponentit të PS, që i shpëton drejtësisë si 'i sëmurë psikik' dhe roli në zgjedhjet e kaluara

10:31, 22/10/2018

Emri i të arrestuarit të mbrëmshëm Altin Isaraj, është mjaft familjar për policinë e shtetit dhe prokurorinë. 

Në fillim të muajit nëntor të vitit 2011, Drejtori i Përgjithshmë i Policisë në atë kohë, Hysni Burgaj, konfirmoi për median se në Greqi është arrestuar vëllai i ish-deputetit socialist Arben Isaraj, Altin Isaraj. Sipas atyre pak të dhënave, prangosja e tij erdhi pas goditjes së një organizate për trafik kokaine. Nuk dihet se si ka shkuar procesi në ngarkim të Isarajt në shtetin fqinj, por prej vitesh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe ka qenë mjaft aktiv me lidhjet e tij të vjetra dhe të reja në botën e krimit dhe politikës.

 Për “Kronikën e Zezë”, emri i Altin Isarajt është mjaft i njohur. Në vitin 1995 ai u akuzuar së bashku me Artan Muçën dhe Artan Manarin, se ekzekutuan Altin Çelmetën. Por më pas u shpall i pafajshëm Gjithashtu ai është ndaluar shumë herë të tjera për ngjarje të rënda mes grupeve kryesore të kryeqytetit veçanërisht në fund të viteve 90-të dhe 2000. 

Gjatë fushatë elektorale për zgjedhjet e vitit të shkuar, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi publikisht   vëllanë e zv/ministrit të Drejtësisë në atë periudhë, se po ushtronte terror dhe presion nga Vlora për në Gjirokastër, ndaj votuesve në favor të Partisë Socialiste.

Sipas deklaratës publike të LSI-së, vëllai i eksponentit të lartë të PS, Altin Isaraj, një person me të shkuar kriminale dhe i arrestuar jashtë vendit për trafik droge, i shoqëruar me katër persona të tjerë të armatosur po nisej nga Vlora drejtë Gjirokastrës, për të terrorizuar votuesit dhe për të intimiduar banorët.

Në të gjitha rastet që Altin Isaraj ka rënë në duart e organeve ligj-zbatuese dhe të drejtësisë, ai ka shpëtuar si i sëmurë psikik dhe zotëron ende një kartelë të tillë. Edhe pas arrestimit të mbrëmshëm me armë pa leje dhe një sasi kokaine, i cili u mbajt i fshehtë nga policia për mediat deri në momentin që u publikua rasti; është tentuar që Altin Isaraj të lihet i lirë nën preteksin, se është “i sëmurë psikik”, prandaj duhet ti jepet vetëm masa “detyrim për paraqitje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu23/10/2018 19:53

Ky qeka rast unik. I semure psiqik qe punoka fort ne disa fusha!!!!!!

muci23/10/2018 10:19

Epo Rlindja keshtu i ka perfaqesuesit, te lidhur me krimin. Nuk mund te jesh ne PS po nuk pata ndonje familjar kriminel. Keshtu i do Gramozi dhe Rama. meqe vete jane te mbytur ne krim...

Shto koment