I mori para të denuarit për vrasje me pagesë, si u kap ‘mat’ ish-deputeti socialist Çuko...

I mori para të denuarit për vrasje me pagesë, si u kap ‘mat’ ish-deputeti socialist Çuko...

20:29, 21/10/2018
A+ Aa A-

Pas arrestimit të ish- drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve njëherazi ish-deputetit socialist, Arben Çuko, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se Çuko është arrestuar pasi ka tentuar të transferojë nga burgu të dënuarin  Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg në këmbim të parave.

Olsi Karagjozi i njohur si vrasës me pagesë qëllonte biznesmenët i paguar nga rivalët. Olsi ka kryer rreth pesë atentate,  dhe njihet  ndryshe me nofkën “Olsi i Qamiles”.

Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kush është Olsi Karagjozi 

Olsi Karagjozi qëllonte biznesmenët, paguhej nga rivalët.  Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm. Ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë. Sulmet me armë dyshohet se janë paguar nga kundërshtarët e të dëmtuarve, ndërsa janë vënë në zbatim nga i akuzuari për pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje. Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, lindur e banues në Laprakë, i njohur edhe me nofkën “Olsi i Qamiles”.

I dyshuari për serialin e ngjarjeve është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një hetimi disamujor më 12 janar 2013.  Ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra kërkimi nga policia dhe nga gjykata për shkak të krimeve në të cilat ishte implikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco