Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Akuza të reja për Ballën, i përfshirë dhe në trafikun e prostitucionit të femrave moldave

Akuza të reja për Ballën, i përfshirë dhe në trafikun e prostitucionit të femrave moldave

14:19, 21/10/2018
A+ Aa A-

Të tjera dëshmi dalin në dritë nga e kaluara e Taulant Ballës, kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së.

Dëshmive dhe akuzave të hershme për përdhunim, për lidhje me elementë kriminale, pengim të drejtësisë, i është shtuar edhe ajo e trafikut të prostitucionit.

Kjo e fundit, e lidhur me kohën kur Balla kryente studimet në Rumani dhe bënte garanci për trafikimin e femrave moldave.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar shënimin e mëposhtëm, duke iu referuar mesazhit të një qytetari.

'Burime diplomatike, - shkruan Berisha, -  kanë informuar në momentin e marrjes se Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në Kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga Polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.

Lexoni mesazhin e tij!'

Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet!

Jam një qytetar i thjeshtë,  kam familjen në Rumani, Bukuresht, dhe kam pasur të bëj me Ambasadën Shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme.

Ndërkaq, një punonjëse e Ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në Ambasadën Shqiptare në Rumani gjatë kohës kur ai ka qënë student në Iasi, qytet në Rumaninë verilindore, saqë edhe vet ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë.

Bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qënë në universitet në Iasi, në 1994. Respekte doktor Berisha, je gjigand!"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ABDYL SKRAPARI21/10/2018 23:00

SHUMË FLITET POR ASGJA NUK BAHET. L(shume zhurmë për asgjë). Dikur ne Greqin e lashte kishe te drejte te diskutonje ne parlamentin e Athinës. Kur akuzonje nji person dhe akuza nuk vertetohej njeriu quhej mashtrues dhe nuk kishte te drejte te hypte ne podium në nji rast tjeter te diskutonte ose te shprehte idete personale. Ketu akuza po dalin çdo sekondë dhe kerkush nuk po paguan. O çojini punët ne fund ose mos hapni fjalë pa e zgjidhur faktet si duhet. Ky milet gënjehet shumë shpejt dhe kenaqet dhe humbet arsyen kalon kohën neper keto skema te krijuara a po jo te krijuara. Mos perfundimi i sherbetos amullin e anarshizmit dhe i sherben nji klase. Sigurisht kush ka frenat. Keta të fundit nuk duan dhe opozita nuk ka forcë ti zgjidhi problemet imediate. Fjalët shumta janë fukarrallëk. Fundi dalt hajër ka thanë Gjergj Mullaga

Shto koment

Denonco