‘Laguna ka një banor të ri’, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave tr...n

‘Laguna ka një banor të ri’, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave tr...n

10:07, 21/10/2018
A+ Aa A-

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi përmes një postimi në ‘Facebook’ njoftonte se “një banor i ri ishte shtuar në lagunën e Orikumit”. Ai i referohej një zogu që nga shkenctarët quhej “Fishkëllyesi i murmë”, që në zonat tona nuk ishte parë asnjëherë më parë.

“Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”, shkruante Klosi.

Por ky postim i ministrit duket se ka tërhequr vëmendjen e gjuetarëve. Organizata joqeveritare “Gjuetia dhe Gjahu” përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka reaguar ashpër Klosit duke thënë se kjo është anomali e natyrës dhe jo sukses i moratoriumit.

Postimi i organizatës “Gjuetia dhe Gjahu”

O Blendi… o “caro di lala”…
Moratoriumi i gjuetisë duhej të shtonte njërën ose disa nga 21-22 llojet e faunës objekt gjuetie.
Se vjen zogu 8gr nga Pakistani në lagunën e Pashalimanit apo zogu i Tunës në zyrën tënde…, nuk quhet sukses i moratoriumit, por quhet anomali e natyrës.

Prandaaaj… boooll na e ÇAVE TRAPIN me këto budallallëqe.

Postimi i Blendi Klosit:

Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë.
Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

malo21/10/2018 13:07

Lere lagunen o kumarxhi po shiko lumin gjanica ,qe kalon permes Fierit. qe eshte kthyer ne nje lume me ngjyre te zeze/ O minister a ka ngjyre te zeze uji i lumit ? Apo nuk ta mban nga rama, dhe je vete ii perlyer ne ngjyrosjen ne te zeze te ketik lumi Turp me te madh nuk ka per ty ,edhe mburresh pe turizmin dhe ambientin e paster Ngjyrosja e Gjanices ne te zeze eshte krimi me i madh qe i ben qytetit te Fierit/ Apo harrove qe edhe beso i tajvanit eshte nga klosi i mallakastres ,ne fakt ti je nga klosi. Behu njehere njeri o hajdut me cizme gjahu

Shto koment

Denonco