Osmani në Syri.net: Pas çdo grami heroine dhe pas çdo grushti mbi femrat qëndron Rama

Osmani në Syri.net: Pas çdo grami heroine dhe pas çdo grushti mbi femrat qëndron Rama

18:47, 20/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani, ka folur për aktualitetin ku ndodhet vendi ynë në studion e lajmeve të Syri.net.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth laboratorëve të drogës në Shqipëri, Osmani u ka bërë apel shqiptarëve që të reagojnë se pas çdo grushti ndaj femrave dhe aps çdo grami droge qendron kryeministri Edi Rama.

‘Ky vend ka rënë. Vazhdon të ekzistojë për inerci. Ky vend është drogojuridik, pse çdo muaj nëse nuk vijnë gjermanët ose amerikanët, ky shtet ka rënë. Hoqëm hashashin u prishën dhe linjat e Kolumbisë, dhe dolëm tek heroina. Hipnozituesi i Rilindjes është pas çdo grushti që ju japin burrat tuaj, është pas çdo grami droge që marrin fëmijët tuaj adoelshentë, sepse po të ishte një shtet ose një kryeministër që i dhimbset ky popull, nuk vijnë çdo ditë me qindra kilogramë heroinë. Këto laboratorë do të shkarkohen në tregun vendas, ku këta nuk do blejnë kokainë por heroinë dhe ju e dini që po pive heroinë është si të pajtohesh me vetë vdekjen’, tha Osmani.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco