Kreshnik Osmani në Syri.net: Rama po na shet si skllevër në Evropë, dhe po merr skllevër nga Afrika

Kreshnik Osmani në Syri.net: Rama po na shet si skllevër në Evropë, dhe po merr skllevër nga Afrika

18:31, 20/10/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani, ka deklaruar se Rilindja po i shet shqiptarët në Evropë si skllevër dhe do t’i zëvendësojë ata me skllevër nga Afrika.

Sipas tij Rama sot po dhuron spektakël në media duke u bërë cirk shqiptarëve. Ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë që në Shqipëri të hyjnë monedhë e huaj, është përmes largimit të shqiptarëve nga vendi.

‘Vetëm për tetorin janë shpenzuar 1 milionë euro nga fondi sekret i Greqisë, të cilët janë depozituar nga fondi i Greqisë për qeverinë e rilindjes për marrëveshjen e detit. Nëse do tu themi shqiptarëve se 1 shtet fqinj hedh këtu 1 milionë euro për portalet, 2 milionë për televizionet, 5 milionë euro për kishat dhe varrezat për ta hipotekuar si Vorioepir, atëherë le të vendosin qytetarët nëse gënjej unë apo Rama. Qeveria greke akuzoi Moskës para disa kohëve për ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe u ankua në Moskë dhe paraqiti notë proteste, duke thënë ndal Rusi. Por shqiptarët do të zgjohen shpejt dhe do ta hedhin në det me gjithë marrëveshjen. Skema është e qartë dolën dhe thanë oligarkët të përzëmë shqiptarët dhe të marrim skllevër nga Afrika dhe të vijnë këtu të punojnë. Ne kemi shitur pasuritë kombëtare, ua kemi dhënë të huajve nëpërmjet skemave për bashkëpunim me partnerët e huaj. E vetmja mënyrë që shqiptarët të futin valutë të huaj në Shqipëri është pak nëpërmjet turizmit, remitancat kanë rënë. E vetmja mënyrë për të futur valutë në këtë vend është shitja e shqiptarëve si skllevër për punë krahu në vendet e Evropës. Pra 1000 vjetësh kemi qenë në momente historike. Konferenca e Londrës ka qenë moment kyç dhe historike, ky moment është një nga çastet për një nga kthesat më të rrezikshme historike. Jam i detyruar tu them shqiptarëve se ky është një nga momentet më të rrezikshme që po përjeton ky popull. Nëse duam që të vijojë historia jonë ata duhet të kuptojnë se kush është rreziku më i madh i këtij vendi.

Rama ka 10 ditë që po dhuron spektakël sepse ai e di se ky popull rri gjithë ditën me pult në dorë, shef ca bën në emisione për ti shkarkuar në Facebook. Shqiptarët nxehen në rrugë dhe i shkarkojnë në Facebook. Ky e din që ky popull është skllav i Facebook-ut, çfarë duan skllevërit, dajak dhe cirk. Të njëjtën skemë po ndjek dhe Thaçi në Kosovë, shpif, shpif, shpif. Rama u bë dhe Hoxhë tani, ka mësuar dhe biblën. Ky na di të gjithëve Ardi Daullxhiu, me respektim tim për figurën’, u shpreh Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco