‘Toyota Yaris’/ Analisti lëshon ‘bombën’: Nuk është vetëm Balla, janë dy deputetë të PS-së

‘Toyota Yaris’/ Analisti lëshon ‘bombën’: Nuk është vetëm Balla, janë dy deputetë të PS-së

21:20, 19/10/2018
A+ Aa A-

Emisioni “Java” në RTSH ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”, ku sipas analistëve Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, gjatë hetimeve janë përfshirë dhe dy deputetë socialistë. Po ashtu analistët thanë se  do ketë dhe një histori përgjimesh.

 “Pritet që të ketë një kthesë për hetimin e Toyota Yaris, ka një zhvillim të ri që nuk është bërë i njohur për publikun.  E reja është që dy deputetë të tjerë socialistë, janë përfshirë në këtë çështje, njëri prej tyre është jurist. “Java” paralajmëron se dhe në këtë histori do të këtë histori përgjimesh. Këta deputetë në këtë çështje janë shumë të dobishëm për Prokurorinë, pasi janë persona që kanë dijeni për çështjen: u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco