Çika në Syri.net: Rama na solli urdhrin për dëbim për ditëlindjen e diktatorit! Po instalon diktaturën

Çika në Syri.net: Rama na solli urdhrin për dëbim për ditëlindjen e diktatorit! Po instalon diktaturën

18:40, 19/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të përndjekurve politikë Nebil Çika, ka deklaruar në studion e lajmeve të Syri.net, se Edi Rama është një nostalgjik i diktaturës dhe për këtë arsye urdhrin e dëbimit nga godina ua ka sjellë ditën e ditëlindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Çika tha se ata nuk do ta lirojnë godinën nëse nuk u jepet një vend tjetër si i përshtatshëm.

‘Në datë 16 tetor, në ditëlindjen e idhullit të tyre, neve na vjen urdhri për dëbim internimi. Kjo ëhstë tendencioze, se dhe në kohën e komunizmit të njëjtën gjë u bënin dhe njerëzve tanë para se ti internonin. Ne nuk dalim me dëshirë nga godina. Nëse ata nuk zbatojnë ligjin dhe të na gjejnë ambiente të përshtatshme, ne nuk dalim. Ai ka instaluar diktaturën. Shqiptarët nuk do ta lejojnë, prandaj përplasja fizike është e pashmangshme’, tha Çika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco