Nebil Çika në Syri: Ja pse Rama kërkon të na largojë nga godina

Nebil Çika në Syri: Ja pse Rama kërkon të na largojë nga godina

18:28, 19/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të përndjekurve politikë Nebil Çika, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar vendimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për të dënuar ish-të përndjekurit nga godina e tyre.

Sipas Çikës ky vendim i Ramës është për hakmarrje personale, dhe se ai nuk do që të hapet kapitulli i dhunës njerëzore dhe gjenocidit komunist.

‘Ne jemi në atë godinë prej vitit 1994-s me vendim të Këshillit të Ministrave. Një nga dëshirat e mia ishte nga një shoqatë e njerëzve në nevojë në një organizatë politike. Siç duket qëndrimi jonë opozitar antikomunist, ne jemi të vetmit që bëmë një protestë ku7ndër zgjedhjes së Gramoz Ruçit, ne mendojmë që hapi më i madh mbrapa i qeverisë aktuale, është zgjedhja e Ministrit të Brendshëm i qeverisë Enver Hoxhës si numrin dy të shtetit. Pasi kaloi këtë pa asnjë gjemb në këmbë Rama mundtë bëjë gjithçka. Para 1 muaji kam botuar një letër, ku ministri i Brendshëm Hekuran Isai, thoshte se di do të eliminoheshin armiqtë me plan lufte, ky është një akt gjenocidi, ku ministri i brendshëm i udhëzonte njerëzit se si të vrisnin armiqtë e brendshëm. Unë i kam bërë një letër të hapur kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ku i kërkoj të më japë arsyet pse është i bllokuar kallëzimi për  gjenocid, e kemi çuar me prova të qarta me njerëz që janë gjallë, është bllokuar në shkelje të të gjitha ligjeve. Ky nuk do që të hapet krimet dhe gjenocidi komunist’, tha Çika. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco