'Balla, që jep leksione europianizmi, hesht për 57 udhëtimet me trafikantin Bego dhe burimin e parave'

'Balla, që jep leksione europianizmi, hesht për 57 udhëtimet me trafikantin Bego dhe burimin e parave'

14:28, 17/10/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka theksuar sërish sot se Taulant Balla, kreu i Grupit të PS-së, nuk mund të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Bruksel në bisedimet për integrimin e vendit.

Deputeti Gent Strazimi dha një deklaratë nga selia e PD-së, ku tha:

"As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.  Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.  

Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro.  

Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.  

Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyta Yaris, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëve të ndershëm. As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp 17/10/2018 15:08

Taulant Balla eshte ne Bruksel si perfaqesues politik i Rilindjes.Ju te opozites ziheni diten dhe flirtoni naten me shefin e Taulantit.Pajtoheni ne Tirane dhe ziheni ne Bruksel.Cfaqje e turpshme nga ana e opozites.Mazhoranca e ka ngrene turpin me buke.Nuk duhet te ishit paraqitur Ju perfaqesuesit e opozites ne Bruksel dhe Z.Manjani me te drejte j'ua ka sygjeruar kete.A e keni denoncuar ne prokurori Taulant Ballen?.Pse nuk merrni pjese ne parlament ?,Paraqitni nje pakete per daljen nga kriza ,ose rrezoni qeverine?.Nuk keni besim te prokurorija?.Te qeverisja jo se jo.Gjezdisni nga nje qytet ne tjetrin ,ngaqe ju dhemb bytha e qeverise.Rrini dhe koleksiononi armiqte e opozites( kriptorilindasit) qe duan ta fusin ne kurth opoziten, siç bente aluzion Z.Paloka ne nje shkrim ne kete portal.

Shto koment

Denonco