Dëshmitari i rremë, Xhafaj braktis gazetarët pa përgjigje: Boll!

Dëshmitari i rremë, Xhafaj braktis gazetarët pa përgjigje: Boll!

12:07, 11/10/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i është përgjigjur  gazetarëve  dhe është larguar duke iu kthyer shpinën sot, pasi e kanë pyetur për dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në çështjen e audiopërgjimit të vëllait të tij.

Ministri Xhafaj ishte me kreun e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Zv.Presidentin Peter Henzler për një deklaratë, por nuk iu përgjigj së vetmes pyetje që është në fokusin e politikës këto ditë dhe ka ngjallur debate të shumta.

“Nuk do të preferoja të bëja një koment, se boll kam bërë komente për këtë çështje, - tha Xhafaj. - Edhe për një arsye fare të thjeshtë. Se kjo është një çështje që i takon drejtësisë dhe unë besoj se kam kulturën e nevojshme politike, institucionale dhe ligjore që tërespektoj në çdo moment, autoritetet e drejtësisë dhe vendimarrjet e tyre. Sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe bërë temë dite,  është një çështje në hetim të plotë nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pastaj gjykatës. U takon atyre të japin verdiktin. Sa më përket mua, unë jam ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm për një qëllim, të shërbej qytetarëve të vendit tim. Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, luftën kundër krimit të organizuar. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fredi11/10/2018 14:33

Basha dhe te tjeret jane vegel dhe te blere nga Rama o Cim Peka! Ne vend qe te merren me Babalen e mbaruar perse nuk pyesin; Perse ligji antimafia nuk zbatohet per Agron Xhafa? Ju ka blere Rama te gjitheve ose ju mban peng.

t11/10/2018 13:57

Te kishe kulture politike ti o klysh i enverit,duhet te kishe dhene doreheqje,por sa me shume ta zgjasesh,aq më fatale do jete rënia

Shto koment

Denonco