Arrestimi i kreut të PS, dalin detaje të reja. Ja për çfarë akuzohet

Arrestimi i kreut të PS, dalin detaje të reja. Ja për çfarë akuzohet

09:42, 03/10/2018
A+ Aa A-

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me arrestimin e dy punonjesve te Tatimeve qe akuzohen për korrupsion.

Behet fjale per kryetarin e PS-se se njesise 3 ne Tirane, Artan Kroj dhe Gentian Elezit, te dy inspektore.

Pas berjes publik te lajmit, policia ka dhene detaje ne lidhje me arrestimin e tyre.

Njoftimi i Policise se Durresit:

Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal në ngarkim të tre shetatsve me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Janë arrestuar

Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;

Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këtë përsona duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

?Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm,  me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer04/10/2018 11:35

Mos u shqetesoni. Nuk eshte hera e pare qe inspektore tatimore prangosen per te bere show dhe me pas dalin te pafajshem, Policia e Durresit e ka bere dhe here tjeter arrestimin. Por kur dalin qe jane inspektore te Ripjelljes ata jo vetem qe dalin te pafajshem por kthehen dhe ne pune. Kjo eshte thjesht vetem show per te pare se cpo behet dhe ketu mbaron filmi per popullin. Por regjia mbaron kur ata dalin te pafajshem. Pastaj ne Durres ku ka biznese me probleme. I ka rregullu drejtoresha e durresit te gjitha punet. Ajo eshte me e mira. Mire ne kohen e PD-se e mire ne kohen e mikut te saj Gjushi

Shto koment

Denonco