Paloka: I akuzuar vetë për përdhunim, Balla mbron sot përdhunuesin e një jetimeje

Paloka: I akuzuar vetë për përdhunim, Balla mbron sot përdhunuesin e një jetimeje

19:39, 27/09/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar sot pas deklaratave të bëra nga taulant balla, për ngjarjen tragjike të Fushë Krujës, ku djali i deputetit Rrahman Rrahja, dhunon dhe përdhunon një vajzë jetime.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se sot taulant balla i akuzuar për përdhunim del në mbrojtje të përdhunuesit të një jetimeje.

Ja çfarë shkruan Paloka:

Shpifesira e “Rilindjes”, zevendesi i denje dhe quasisozia i Edvin Rames , paska shkruajtur se do me hedhe ne gjyq per shpifje duke me quajtur dhe “shpifes profesionist”

Te njejten gje ka bere dhe Edvini kur e akuzova per lidhjet e tij me krimin perpara se te pergjysmonte grupin parlamentar per shkak te ligjit per dekriminalizimin.

Te njejten gje ka bere dhe Tahiri kur e akuzova per lidhjet me krimin , kryesisht me Habilajt, perpara se prokuroria te kerkonte arrestimin e tij.

Tani rradha e Taos. Po Tao Palla eshte me i shpifuri nder ta...

Sot akuzohet se ka mbrojtur perdhunuesin e nje jetimeje, por disa kohe me pare ka qene i akuzuar vete per perdhunim (eshte fatkeqesi shumfishe kur qenie te mbytura ne komplekset e inferioritetit si pasoje e te shkuares deficitare behen papritur te pushtetshem).

Po ne gjyq do i japim mundesi publikut ta njohi dhe me mire zevendesin e Rames. Une ndryshe nga Berisha , do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale( besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç...). E jo vetem aq...

E kam thene dhe me pare qe te merresh me Tao Pallen eshte si te shkelesh me vetedije mbi bajge, po me qe me ka ftuar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco