Kastriot Islami: Ja si do të largohet Rama dhe krimi nga pushteti

Kastriot Islami: Ja si do të largohet Rama dhe krimi nga pushteti

18:56, 27/09/2018
A+ Aa A-

Politikani Kastriot Islami, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka analizuar situatën politike në vend, ku ka deklaruar se gjendja sot është mjaft e vështirë pasi krimi dhe korrupsioni kanë pushtuar Shqipërinë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se si mund të largohet Rama nga pushteti, Islami ka thënë se ka dy mënyra.

Sipas tij një variant është i i zotit Basha, pasi në rast të zbatimit të dekriminalizimit dhe të Reformës në drejtësi, do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, e në këtë mënyrë Rama do të largohet me votë.

Ndërsa rasti tjetër sipas Islamit është se nëse nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, çka ka shumë pak gjasa të ndodhi, atëherë rama do të largohet përmes revoltës popullore ashtu siç thotë Doktor Berisha.

‘Rama do të largohet ose me atë që thotë Basha, që është largim i butë. Dekreminalizimi dhe Reforma në Drejtësi do të sjellin një largim të butë të Ramës, nëse zbatohen. Por nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të ndodhë ajo që ka thënë zoti Berisha, përmes një revolte popullore, sepse njerëzve po ju shkon në palcë dhimbja nga kjo qeveri. Shumica e shqiptarëve kanë preferuar të largohen, por shumë shpejt ata do të kthehen dhe do të ketë revolta’, deklaroi Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/09/2018 21:04

Vetem me revolte popullore Rama do perfundoje ne nevojtore!!!

Shto koment

Denonco