Islami në Syri.net: Rama e ka planifikuar ardhjen e krimit në pushtet me anë të oligarkëve

Islami në Syri.net: Rama e ka planifikuar ardhjen e krimit në pushtet me anë të oligarkëve

18:21, 27/09/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ish-ministri i jashtëm dhe ish deputeti, Kastriot Islami, ka analizuar situatën politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Islami tha se kjo që po ndodh sot, është e projektuar nga Rama kohë më parë. Sipas tij Rama kishte si qëllim që krimin, korrupsionin ti organizonte në atë mënyrë që sot njihet si oligarki.

‘Kjo që po ndodh tani dhe ka 6 vjet që po ndodh është hera e parë në histori, ku krimi,korrupsioni janë të organizuara në atë që quhet oligarki. Kjo ka qenë e projektuar prej kohësh nga Edi rama, qëkur ai ka qenë në bashkinë e Tiranës. Ka mjaft elementë që Rama i solli me vete në fitoren e 2013-s. Kjo çfarë po ndodh në këtë vend do të marrë fund vetëm me largimin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që qeveria të jetë e lidhur me krimin dhe kriminelët. Nuk ka ndodhur kurrë që Ministrat e Brendshëm të jenë të lidhur me krimin dhe kriminelët. 2017-të ka pasur një synim tjetër. Nëse 2013-ta ka pasur si qëllim që të vinte Rama në pushtet në 2017-n, Rama kërkoi që të kishte të gjithë tepsinë vetëm, duke larguar LSI-në. Nëse LSI do të ishte në qeveri, Rama nuk do të kishte mundësi të bënte këto gjëra. Nëse nuk do ishte fituar në 2017-n, ky projekt i Ramës do të ishte stopuar. Po të shohim sot lidhjen e korrupsionit që është oligarkia, siç janë politikanë oligarkë, biznesmenë oligarka edhe manjatë të medias. Zgjedhjet po vuajnë nga ky grupim’, u shpreh Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco