‘Një jetë në diplomaci’/ Promovohet libri i diplomatit Maxhun Peka

‘Një jetë në diplomaci’/ Promovohet libri i diplomatit Maxhun Peka

17:19, 27/09/2018
A+ Aa A-

Është promovuar pasditen e së mërkurës libri “Një jetë në dilpomaci’ i ambasadorit dhe diplomatit të shquar shqiptar,Maxhun Pekës. Libri u promovua mes figurash të njohura të botës mediatike dhe politike shqiptare.

Mes shume figurave poltike ishte i pranishëm dhe ish-kryeministri i vendit, z.Sali Berisha, i cili u shpreh se karriera dhe jeta e z.Peka kanë shërbyer gjithmonë për të mirën e vendit.

Vet autori i librit,z.Peka, i pyetur mbi risitë që sjell libri për lexuesin shqiptar por dhe mesazhet që ai përcjell drejt politikes shqiptare, shprehu urimin që politka e jashtme shqiptare të funksionojë gjtihmonë në varësi të objektivave të caktuara.

Promovimi I librit “Një jetë në diplomaci” bëri së bashku shumë figura të njohura shqiptare, politikanë, gazetarë dhe njerëz të medias, ndërkohë që e pranishme për të nderuar z.Peka ishte dhe ambasadorja e Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco