Kryemadhi: Kush e çoi Xhesilën të japë intervistë? Ata janë dhunuesit

Kryemadhi: Kush e çoi Xhesilën të japë intervistë? Ata janë dhunuesit

17:06, 27/09/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socliaiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje policëve të ndershëm dhe prokurorëve të ndershëm që të marrin në mbrojtje vajzën e dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Përmes një deklarate por mediat, kryemadhi theksoi se Xhesila maloku, edhe gjatë ditës së djeshme që ka dhënë intervistë për një televizion në vend, ka qenë nën kërcënimin dhe dhunën e djalit të deputetit Rrahja. Ajo i ka bërë apel policisë që të hetojë se kush ishin personat që e dërguan atë të jepte intervistë në atë televizion.

Më tej Kryemadhi i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të marrin në mbrojtje vajzën e dhunuar.

'Është sot e tmerrshme se si qeveria e kapur nga krimi është bërë qesharake. Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej. I bëj thirrje prokurisë dhe të gjitha segmenteve të policisë së shtetit që janë të pakapura, që të marrin në mbrojtje Xhisela Maloku, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet. 3 herë ka denoncuar Xhesila maloku dhe 3 herë ka tërhequr denoncimin nga frika, dhuna dhe kërcënimet.. e tmerrshme ishte rasti i djeshëm ku dha një intervistë në një nga televizionet, prokuroria duhet të hetojë se kush ishin personat që e dërguan dhe shoqëruan në atë televizion.

Nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant balës në këtë ngjarje, ai duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit parlamentar socialist. Ai duhet të thotë se djali i deputetit të PS-së jo vetëm që ka kërcënuar në këtë ngjarje, por është dhe i kërkuar penalisht nga drejtësia shqiptare.

Mjafton të kërkoni emrin e deputetit socialist dhe do të shihni se ëhstë në ndjekje penale. Një nga precendetët e tij është dhe rasti i zgjedhjeve në 2017-të. U bëj thirje shoqatës së grave dhe të shoqërisë civile që të mos heshtin dhe të flasin. I bëj thirrje shoqatave të grave, figurave që i kemi dëgjuar shpesh në televizione që flasin për gratë e dhunuar të flasin për Xhiselën jo të heshtin siç bënë për gjyqtaren e vrarë. Është mëse e qartë se ngjarja që bëri oficeri i policisë është një nga rastet ku nuk ka përfunduar me plumbin e snajperit në lule të ballit, por përfundoi me një intervistë në televizon nga frika dhe kërcënimet. U bëj thirrje policëve të ndershëm që të hetojnë ngjarjen. Sot Xhisela ka nevojë për mbrojtje ekonomike dhe fizike', tha Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco