Dokumenti/ Tritan Shehu: Ja si partia kërcënon mjekët për Check app-in

Dokumenti/ Tritan Shehu: Ja si partia kërcënon mjekët për Check app-in

16:48, 27/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar një tjetër skandal që po ndodh me check app-in.

Shehu ka publikuar një dokument ku urdhërohen me ton kërcënuas mjekët ku ju kërkohet si në kohën e komunizmit që të realizojnë normën e vendosur nga partia.

Ja çfarë shkruan Shehu:

Urdhera, qe as rregjimi i kaluar nuk guxonte t'i leshonte, per mbijetesen e Check app-it famekeq dhe te "vdekur"tashme!

Nje urdher absurd ky, qe kerkon tu percaktoje mjekeve "normen komuniste" per  numrin e qytetareve per Check app.

Dhe kjo kryhet me nje ton kercenues dhe arrogant, qe nen kupton deshtimin e plote te kesaj procedure me kosto shume te larte dhe pa rentabilitet klinik, por me nje nivel korrupsioni te tej skajshem.

Mbasi dhe mosha e atyre qe duhet ta realizojne u zgjerua deri ne 70 vjec, mbasi po perdoren nje sere formash presioni mbi qytetaret dhe mbi personelin mjeksor, te gjitha pa sukses, tashme leshohen dhe te tilla urdhera anti ligjore.

Nderkaq nga buxheti i shtetit vazhdon te paguhen per kete Check app miliona Euro, per pune te pa realizura, fiktive, investime te munguara etj, ndersa shendetesia jone eshte nen nje varferie Afrikano Qendrore.

Me keqeardhje e theksoj se cfare une parashikova qe me dhjetor te vitit 2014 per kete procedure "sui generis", u vertetua plotesisht me tej ne praktike.

Me poshte po publikoj nje prej urdherve te tille, te pa ligjshem, ofenduese e denigruese per mjeket, nga nje drejtor, por qe sigurisht nuk eshte i vetmi dhe jashte nje direktive te pergjitheshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco