Çupi: Përdhunimi i vazjës nga Fushë Kruja, një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë

Çupi: Përdhunimi i vazjës nga Fushë Kruja, një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë

11:16, 27/09/2018
A+ Aa A-

Pas zhvillime te fundit në lidhje me akuzat për përdhunim dhe dhunë ndaj një vajze nga ana e djalit të deputetit socialist të Krujës ka ardhur edhe një reaagim nga Kryetarja e Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi.

“Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë”, shkruan në një shenim të saj Çupi e cila kërkon  kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

Ja shenimi i plotë i deputetes në facebook:

Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë.

Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.

Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco