Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Videoskandali/ Deputeti Rrahja: Nuk e njoh Emiljanon. Vajza, xheloze për djalin tim

Videoskandali/ Deputeti Rrahja: Nuk e njoh Emiljanon. Vajza, xheloze për djalin tim

11:08, 27/09/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë për Gazetën Panorama, deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, mohon akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë.

Deputeti Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës.

Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë. E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur  asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin.

Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco