Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

A do ta presë Sali Berisha, Hashim Thaçin? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

A do ta presë Sali Berisha, Hashim Thaçin? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

21:36, 26/09/2018
A+ Aa A-

A do ta presë Hashim Thaçin në zyrë?

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme kësaj pyetje.

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha tha përballë gazetarit Çim Peka, se nuk ka çfarë të diskutojë me Hashim Thaçin.

‘E kam pritur Albin Kurtin dhe kemi diskutuar gjerësisht dhe kemi patur pikëpamje të njëjta.

E kam pritur Kadri Veselin e Fatmir Limaj me respektin më të madh dhe kam patur pikëpmaje të njëjta.

Besoj se i ka shpreh të gjitha pikëpamjet nuk na ngel gjë tjetër besoj. Problemi është këtu, unë prita dhe do të takoja çdo njeri, prita Ragmi Mustafën diskutova gjerësisht dhe bëra publike mendimet që i shpreh Rragmi Mustafës dhe ai ishte plotësisht dakord. Unë këto i shpreha dhe reagimi erdhi nga një person që nuk kisha shkëmbyer asnjë lloj mendimi me të.

Besoj se i kemi thënë pikëpamjet tona dhe nuk kemi çfarë diskutojmë.

Unë jam mësuar të shoh pasojat. E kam ndjekur me dhimbje shumë të madhe këtë që po i bëjnë Kosovës.

Këta sillen sikur e kanë në xhep Kosovën, si lodër.

Po të shohësh, në pamje të parë, thua që kjo është njëlloj përpjekje për mashtrim, por kjo është një thikë për Kosovën, për integritetin e saj dhe bllokon njohjet. 

Ky nuk ishte një vit i mirë por e keqja nuk ka fund.

Kombi kaq forca të padiskutueshme për tu treguar vendin të gjithë atyre që shkelmohen mbi interesat e tij jetike.

Del Edi Rama e flet si karagjoz kur thotë se po humbasim një rast 30-vjeçare. Gjuhë ordineri’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco