Berisha: Për mua nuk ka zgjedhje me Ramën. Duhet shkuar në një përballje

Berisha: Për mua nuk ka zgjedhje me Ramën. Duhet shkuar në një përballje

21:16, 26/09/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se opozita duhet të shkojë deri në një përballje të fortë për të rrëzuar këtë qeveri.

‘Pikëpamja ime është që zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Por nuk do të thotë që ky do jetë vendimi i opozitës.

Institucioni i votës ka marrë fund, dhe kjo është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur këtij vendi.

Ministri gjerman që erdhi dha mesazhin e duhur.

Mos e merrni të mirëqenë tha ai, pasi i shef gjërat si shkojnë.

Për mua mbetet që të mobilizohen të gjitha forcat për largimin e Ramës.

Unë gjykoj se proceset janë në zhvillim dhe ajo çka unë uroj dhe dëshiroj është ta shoh opozitën në një përballje deri në largimin e kësaj klike që është më e urryera pas Enver Hoxhës.

Mendoj se kjo opozitë po bën shumë, kur them po bën po e theksoj se duhet të bëjë edhe shumë më tepër.

Vetëm kur të realizojë qëllimet ajo do quhet e suksesshme’, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t26/09/2018 22:07

Luli e te tjere perqark tij nuk e duan kete perballje qe eshte e vetmja rruge per largimin e kesaj klike qeveritare,nuk e ngre peshe shpirtn e protestes luli,nuk ngjall shprese te te pakenaqurit,prandaj duhet hap krahun e tja lere ndonje tjetri qe nuk ka interesa me kete pushtet,qe nuk ka frike te arrije deri ne sakrifica

Shto koment

Denonco