Ish-kryeministri Berisha: Vlahutin futi përçarje politike, nuk do ta prisja kurrë në zyrë

Ish-kryeministri Berisha: Vlahutin futi përçarje politike, nuk do ta prisja kurrë në zyrë

21:04, 26/09/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të tjera ndaj ish-ambasadore së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do ta priste Vlahutin për ceremoninë e largimit.

‘Nuk ekziston një paralelizëm mes tyre, pavarësisht se ata ishin dashuri politike bashkë, por me ambasadorin Lu kam patur dialog konstant me të, kurse përsa i përket Vllahutin, i thashë: Përfaqëson Beogradin apo Brukselin.

Edhe po të kërkonte lamtumirë nuk do ta prisja.

Vllahutin dëmtoi Shqipërinë, nuk e di për llogari të kujt.

Nuk kisha dosje të saj për lidhje me shërbimet, por ajo tha se nuk ka nevojë për marrëveshje dhe konsensus mes forcave politike.

Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një përçarje e tillë politike’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Çim Peka në SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco