Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Koncesioni i Tatimeve, thela tjetër që 'korruptët' e qeverisë duan të gllabërojnë

Koncesioni i Tatimeve, thela tjetër që 'korruptët' e qeverisë duan të gllabërojnë

10:31, 23/09/2018 Nga Jorida Tabaku
A+ Aa A-

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve port ë buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë.

Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco