Pas akuzavem arresitmit dhe lirimit te mjekëve të Shkodrës ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallezuar të situatës e cila në fund çon drejt marrjes së vendimit final është njëlloj si të dënosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetëm në vendin tonë, tëe kapur tashmë kokë e këmbë nga bandat në qeveri e në drejtësi”.
Ja shenimi i plotë i deputetes demokrate në fecebook:
E paprecedentë, goditja e qeverisë mbi dinjitetin, profesionalizmin dhe misionin e bluzave të bardha.
Gjykata e Shkodrës liroi 7 mjekët, për të cilët koha dhe faktet vertetuan që ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, ndërkohe ish ministra e banda, janë sot jashtë hekurave.
Stafi i hemodinamikes të spitalit të Shkodrës, u arrestua në kundërshtim të raportit të KLSH, i cili nuk pretendonte një vendim kaq të ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.
Pra mjekët sot janë" hip se të vrava, zbrit se të vrava". Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet në deklaratat e shëmtuara të zyrtareve të QSUT- se, të cilat trumbetojnë bollek me barna, e komoditet në pavione e qendra shendetësore. Sot të bësh shkelje me tendera, koncensione, të transportosh drogë, para të pista, të rrëmbesh, të vrasësh, të shantazhosh, të shpifesh, e të fyesh, jeton i lirë e me miq shumë, ndërsa ata të cilët studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejnë në kushtet me mizerabel se kurrë, denigrohen duke i telendisur edhe në burgje....
Turp për ketë qeveri, turp për ketë kryeminister, të cilëve çdo padrejtësi në kurriz të hallexhinjve, profesionisteve e mjekëve, do tu kthehet në boumerang.
© SYRI.net
Turp per kete popull pa mora e pa dinjitet, qe zgjedh dhe mbane kete qeverri. Kjo qeverri e ka thene “skeni pare gje akoma”