‘Në zyrë plotësoj fjalëkryqe’- Iriqi bisedon me Arta Markun

‘Në zyrë plotësoj fjalëkryqe’- Iriqi bisedon me Arta Markun

19:33, 22/09/2018
A+ Aa A-

Iriqi:- Kur fole në kuvend kishe veshur një fustan të bukur. Çfarë marke ishte?

Marku:- Hahaha, po ç’markë zeza,thuaj. E kam qepur vetë.

Iriqi:- Pse di të qepësh?

Marku:- Pse ç’bëj në zyrë? Rri që rri 8 orë dhe qep rroba,bëj triko leshi,kam ca libra me fjalëkryqe. Se nuk shtyhet aq kollaj dita.

Iriqi:- Po kur punoni si Prokurore?

Marku:- Po ç’prokurore zeza! Vjen nga ora dhjetë Ulsiu me një tufë shkresash. I firmos ato dhe kaq.

Iriqi:- Po Rama të merr ndonjë herë në telefon?

Marku:- Jo,jo. Atë ditë që do më marrë do e quaj si ditëlindjen time.

Iriqi:- Po pse thonë që ti je vegël e Ramës?

Marku:- Eh,sikur të isha! Se ngela vegël e Ulsiut.

Iriqi:- Pse e shkrive prokurorinë e krimeve të rënda?

Marku:- Se nuk dinë me shtiza të bëjnë çorape. Hahaha,

Po ku di unë,o Iriq. Më sjellin shkresa,i firmos. Kaq. Vazhdoj qepjen e fustaneve pastaj. Ej,mos e di një profesion me shtatë gérma që merret me lesh?

Iriqi:- Jo.

Marku:- Berberi, mo, berberi. Më lodhi dje fjalëkryqi. Ngela te kjo fjalë. Por më ndihmoi shoferi im. Se dhe ai fjalëkryqe mbush tërë ditën.

Iriqi:- Kishit arrestuar 9 mjekë në Shkodër. Pse?

Marku:- Po ku di unë e zeza. Ja,të marr në celular Ulsiun. Alo, Siu,si je? Mirë dhe unë. Pse u arrestuan ata mjekët? Nuk do që të ma tregosh? Mirë,ti e di.

Iriqi:- S’të tregoi?

Marku:- Jo. Kështu ma bën dhe për Saimir Tahirin. Mos u përzje,më thotë. Mua s’më bëhet vonë. Se kam punëra plot. Ja,fitova zanatin e rrobaqepëses,mendoj të nis ca kurse gatimi. Më shumë më kënaqin ato lodrat e fëmijëve. LEGO quhen. Do gjysëm dite ta ndërtosh një të tillë. Me dy lodra mbyll tetë orëshin.

Iriqi:- Po për Shullazin...

Marku:-Po ku di unë ç’do bëhet. I di Siu këto. Ore,më thuaj ç’është një gjë që ecën me katër rrota?

Iriqi:- Makina.

Marku:- I madh,je! A mund të vish çdo ditë,pasi të ikë Ulsiu e të mbushim bashkë ca fjalëkryqe? Se nuk dua ta lodh shumë mendjen.

Iriqi:- Ok. Ç’është një deputet që nuk kuptohet kur flet,me 5 gërma?

Marku:- Hahaha, e dinë të gjithë. Po Ulsiu, mo Iriq, Ulsiu...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonym22/09/2018 19:42

pfffff si u katandis #Shqipria se ps si pd si ls ne nje kazan.zjen po na.pinna.gjakun.kush ne karrike edhe kush ne.tavolin ... e I.mjerI.populle ..e e e qysh I shpikni.keto.ginjeshtra hahaha mos ginjeni kaq hapur drysho par.repertorin

Shto koment

Denonco