Budina në Syri.net: Rama nuk ka për të fituar, ja me sa njerëz do përballet

Budina në Syri.net: Rama nuk ka për të fituar, ja me sa njerëz do përballet

18:28, 22/09/2018
A+ Aa A-

‘Shqiptarët do ta vënë kryeministrin Rama përballë vetes së tij, përballë çmendurisë, sepse ashtu është ai realisht’, kështu u shpreh regjisori, Robert Budina, në një intervistë për gazetarin, Alen Xhelili në Syri.net.

Budina tha se shqiptarët janë sensibilizuar dhe në ditën finale kur do të përballen për mos lejimin e prishjes së Teatrit, në shesh do të jenë 20-50 mijë vetë.

‘Kryeministri nuk ka për fituar, sepse ne do të qëndrojmë aty nga dita në ditë. Ka shumë aktorë që janë me ne, dhe qëndrojnë çdo ditë në sheshin e Teatrit. Ka ardhur dita që ne veç të qenit aktorë të bëhemi dhe qytetarë. Ka dhe shumë anëtarë nga shoqëria civile. Gjatë gjithë gushtit dhe shtatorit kemi qenë 200 vetë çdo ditë, kemi dhe një mbështetje online, kemi dhe dhjetar mesazhe që na vijnë çdo ditë, ku thonë q ditën që do të duhet ne do të jemi aty. Kur të vijë dita finale, në protestë do të vijnë nga 20-50 mijë njerëz që do të vijnë për tu përplasur. Ne do të vëmë kryeministrin përballë vetes së vet, përballë çmendurisë’, tha Budina. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco