Paloka i shkruan Ditmirit: Sa herë u ke çuar selam Bajrajve në emër të Ramës

Paloka i shkruan Ditmirit: Sa herë u ke çuar selam Bajrajve në emër të Ramës

13:43, 22/09/2018
A+ Aa A-

Replika ne distance mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe Ministrit te Jashtëm, Ditmir Bushati, pas akuzave të forta të opozitës se emri i Bushatit është kapur në pergjime me anëtarë të bandes ‘Bajri’.

Ministri Bushati reagoi më herët duke mos u dhënë përgjigje akuzave konkrete për lidhje të tij me bandën e ‘Bajri’ por duke u mjaftuar me fraza të përgjithshme “për vendosmërinë e luftës kundër krimit”.  

Pas pergjigjes se dhene nga Bushati, ka reaguar serish Paloka, duke i rreshtuar nje varg pyetjesh, për të cilat pret përgjigje nga Ministri Bushati.

Ja pyetjet e Edi Palokës drejtuar Ditmir Bushatit

Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:

– Sa here eshte takuar me Bajrot?

– Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?

- Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?

– Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?

– Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco