Shfaqja e shëmtuar Xhafa-Marku/ Hetojnë Bajrin për trukime ndeshjesh

Shfaqja e shëmtuar Xhafa-Marku/ Hetojnë Bajrin për trukime ndeshjesh

13:29, 22/09/2018
A+ Aa A-

Nuk i ndahen shfaqjeve Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku.

Edhe sot kanë nxjerrë vartësit e tyre për të folur për suksesin e hetimeve të tyre.

Në mënyrë ironike ata thanë se kanë hetuar prej 6 muajsh, ndërsa deri para 2 javësh nuk kanë pasur asnjë provë.

E pikërisht sot ata dolën e thanë se mes të arrestuarve të grupit ‘Bajri’ është edhe futbollisti i njohur, ish-portieri i Vllaznisë Armir Grimaj.

Por pse është ndaluar ish-futbollisti. Mësohet se Grimaj disa vitë më parë ka takuar Safet Bajrin me portierin e Tërbunit të Pukës.

Ky është shkaku që prokuroria e ka futur në listë edhe Armir Grimaj. Sipas prokurorisë, Bajri i ka bërë presion portierit të Pukës për të lënë ndeshjen.

E kështu, prokuroria e heton Bajrin për trukim ndeshjesh.

Ndërsa Armir Grimaj ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2000 si dhe drejtor teknik i skuadrës.

Ai mori detyrën në 22 Prill të vitit 2016 si trajner i Kombëtares së femrave duke zëvendësuar Altin Rrakllin e dorëhequr, pas disa vitesh në këtë post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco