Manjani tregon prapaskenat se përse u shkri, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Manjani tregon prapaskenat se përse u shkri, Prokuroria e Krimeve të Rënda

12:33, 22/09/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në faqen e tij në Facebook për situatën e rëndë të krijuar së fundmi te Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke e cilësuar atë që po bën shteti-pushtet me këtë organ të rëndësishëm një sabotim ndaj luftës kundër krimit dhe një mesazh që jep shteti-pushtet i Ramës.

Sipas Manjanit shqetësimi nuk qëndron thjesht te fati i çështjeve Tahiri dhe Shullazi, por te sabotimi përfundimtar, që po i bëhet luftës kundër krimit të organizuar.

‘Nuk është shqetësimi kryesor se çështja ‘Tahiri’ apo ‘Shullazi’ mbetën pa prokurorë. Gjenden gjithnjë prokurorë, sa për të mbyllur proceset e nisura...

Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!

Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme.

Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet!

Kjo është më e rënda që ka ndodhur!

Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht. Fal me shnet reformës!’, shkruan Manjani në faqen e tij në FB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco